• |
ide | kryesore

Berisha “kategorikisht”: kundër amnistisë: Çunat do legalizojnë paratë e krimit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
berisha



Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është pozicionuar sërish kundër nismës së qeverisë për amnistinë fiskale.

“Duke përshëndetur të gjitha reagimet brenda vendit dhe të huaja të bëra kundër këtij akti, paralajmëroj Qeverinë se amnistia e saj fiskale është një goditje shumë e rëndë për bizneset e ndershme, është një goditje shumë e rëndë për reputacionin e vendit, rendin dhe sigurinë në Shqipëri. 

Në qoftë se siç ka qëllim kryesor të legalizohen paratë e krimit, pasi ju e keni të qartë se nuk ka shqiptar të ndershëm i cili me punën e ndershme shtesë që mund të bëjë, qoftë edhe i paregjistruar, të mund të sigurisë 2 milionë euro kursime. Kjo ka vetëm një synim, që cunat të legalizojnë paratë e krimit dhe ne jemi kategorikisht kundër saj.” – u shpreh Berisha.

Lexo më tej: Kritikat për amnistinë fiskale, Rama papritur bëhet sovranist 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *