Partia Demokratike ka publikuar sot fakte të reja mbi aferën e inceneratorëve, duke deklaruar se prej vitit 2016, rastësisht në të njëjtën periudhë kur nisi dhe afera me inceneratorët, ekziston një kompani e cila ka lejuar dhe miratuar faturat fiktive të punimeve imagjinare të inceneratorëve dhe kjo kompani quhet “Ave Consulting”.”
“Sot po publikojmë dy dokumenta autentike. E para është kontrata e mbikqyrjes së punimeve me inceneratorin e Tiranës në vlerën 649,440 euro dhe dokumenti i dytë është konfirmimi i kësaj kompanie për mbylljen e punimeve për inceneratorin e Fierit.
“Pra, të nderuar qytetarë duhet të kuptoni se është pikërisht kjo kompani, “Ave Consulting”, e cila ka miratuar çdo faturë e situacion për këto kompani dhe ndërkohë ka njoftuar zyrtarisht përfundimin e punimeve në inceneratorin e Fierit që në 31 mars të vitit 2021, e ndërkohë jemi në Korrik të vitit 2022 dhe inceneratori i Fierit, ende nuk është në punë dhe funksional.
“Ave Consulting” është një emër që shumica prej jush nuk e ka dëgjuar kurrë. Bashkëpronar i saj është Albert Dervishaj, sipas informacioneve të shumta të Partisë Demokratike, me siguri një presta nome i lidhur me famëkeqin Erion Veliaj.
Njëlloj si ne rastin e inceneratoreve, me të tjerë prestanome, famëkëqinj dhe ata tashmë, Klodian Zoto e Mirel Mërtiri.
Por, afera e re as nuk fillon këtu dhe as mbaron këtu.
“Ave Consulting” është kompania që ka certifikuar edhe projekte te tjera te zhurmshme në Tiranë, nga studimi per prishjen e Teatrit Kombëtar e deri tek dhurimi i projektit per Unazën e Re.
Te gjitha këto akuza, faktohen përmes Kontratës së sponsorizimit me nr. 3625/2 Prot, datë 25.05.2018 mes “Ave Consulting” shpk dhe ARRSH si dhe Kontratës me nr.42516/16 prot, datë 19.12.2019, lidhur mes Bashkisë Tiranë dhe një bashkimi operatorësh konsulentë, mes tyre dhe “Ave Consulting” shpk.
Kjo kompani ka bërë projektimin e segmentit “Pallati me Shigjeta – Rreth rrotullimi Shqiponja”, për llogari të një kompanie private, përfituese tek projekti i “Unazës se Re”.
Sa për ilustrim të asaj se “Ave Consulting” nuk është marrë për ekspertizën e thellë, por për lidhjet politike në projektin e Unazës, ja edhe një fakt tjetër: Kompania nuk ka në organikë asnjë inxhinier gjeodet. Një profesionist i tillë nevojitet për studimin topografik të veprës. Për të mos i lënë shkas zhvendosjeve të rrugës gjatë zbatimit, sipas interesave të momentit.
Një nga dhjetëra viktimat e kësaj afere është dhe familja 23 anëtarëshe e Haxhi Billes. Së cilës, edhe pse iu komunikua nga ARRSH se shtëpia e tyre nuk do te prishej, ata janë sot të pastrehë.” – shprehet Këlliçi.
Deputeti demokrat përmend Erion Veliajn si firmëtar në të gjitha abuzimet e lartpermendura. Belind Këlliçi thotë se topi tani është në fushën e SPAK-ut. ©LAPSI.AL


O Cope Derr.
Nuk mbaron keshtu. Topin e ka SPAK
Ule bythen, dhe bej PADI ore dembel, I shitur, apo I paafte.