• |
ide | kryesore

Pas 8 sezonesh nën Vezuv, Koulibaly zyrtarizohet te Chelsea: “Pranova, se më donin vërtetë”

-Instant, Sport



“Kalidou Koulibaly është lojtari i dytë që i bashkohet Chelsea këtë verë! Mbrojtësi vjen nga Napoli dhe ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare në Stamford Bridge”. Lamtumira e mbrojtësit senegalez me Napolin tashmë është zyrtare: tani nis aventura me Blues, me të cilët ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare. “Kalidou, kemi kaluar 8 sezone plot emocione së bashku, duke përjetuar momente që do të mbeten të gdhendura përgjithmonë në kujtesën tonë – e ka përshëndetur Aurelio De Laurentiis lojtarin – Ti mbërrite në Napoli pak më shumë se një djalosh, e ikën tani që je burrë, me vetëdijen se gjithçka që ke bërë me fanellën e kaltër… ËSHTË HISTORI”.

Për respekt të Napolit, lojtari refuzoi kalimin te Juventus, ndoshta edhe për këtë De Laurentiis i është mirënjohës: “Vlerën tënde e ke treguar jo vetëm në fushë, por edhe në betejat sociale, për të cilat jemi të angazhuar së bashku. Në veçanti kundër plagës së racizmit, për një shoqëri më të drejtë dhe më mbështetëse. Për shoqërinë, tifozët dhe qytetin je dhe do të jesh një shembull për t’u ndjekur, sepse Kalidou Koulibaly do të mbetet njëri prej nesh. Një burrë që e jeton jetën e tij me përkushtim dhe seriozitet profesional. Rrugët tona ndahen. Ne respektojmë vendimin tënd për të jetuar përvoja të tjera. Do të të duam gjithmonë dhe kudo që të shkosh, mbaje mend se Napoli do të jetë gjithmonë shtëpia jote”.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu te Chelsea – ishin fjalët e para të Koulibaly si lojtar i Chelsea – Është një ekip i madh në botë dhe ëndrra ime ka qenë gjithmonë të luaja në Premier League. Chelsea ishte i pari që më mori në 2016, por nuk ia dolëm. Tani, kur erdhën tek unë, pranova sepse ata donin vërtetë të isha me ta. Fola me miqtë e mi Mendy dhe Jorginho dhe ata ma bënë zgjedhjen më të lehtë. Dua të falënderoj tifozët, kam parë shumë prej tyre në Londër dhe në aeroplan të gjithë ishin të lumtur që isha këtu. Shpresoj që sezoni të jetë vërtet i mirë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *