• |
ide | kryesore

Dyshimet/ Masakra e Fushë Krujës u bë nga vrasës me pagesë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kanë dalë të tjera detaje nga ekzekutimi i trefishtë në mbikalimin e Fushë Krujës ku humbën jetën Brilant Martinaj, Diklen Vatës dhe Besmir Hoxhës.

Burime nga policia e shtetit thanë se dyshohet që autorët e këtij krimi të kenë qenë profesionistë dhe osë të paguar.

Mediat raportojnë se autorët kanë mbikëqyrur lëvizjen e viktimave prej disa ditësh duke ndjekur lëvizjet e Brilant Martinajt, i cili besohet se ishte shënjestra e atentatit.

Sipas të njëjtave burime, Diklen Vata luante rolin e truprojës së 22-vjeçarit, Martinaj. Ndërsa viktima tjetër, Besmir Hoxhaj raportohet të ketë qenë shofer në automjetin tip “VW Passat”.

Të njëjtat burime thanë se nuk përjashtohet mundësia që mes grupeve të ketë pasur shkëmbim zjarri. Dyshohet se ishin autorët që pasi qëlluan mbi fuktimat hodhën lëndë djegëse mbi të dhe më pas i vunë flakën.

Në këtë mënyrë ata dogjën trupat e 2 prej viktimave duke e bërë edhe më makabër krimin e tyre. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Aman gjithe keto dyshime. Ndonje parandalim do kete apo vetem agjensi dyshimesh gazetareske se polici e dim qe ska.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *