• |
ide | kryesore

Terrori në autostradë/ Gledis Nano mbledh krerët e policisë në Fushë Krujë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano shkoi mbrëmjen e kësaj të diele në Fushë Krujë pas atentatit me 3 viktima në autsostradë. Mësohet se së bashku me të kanë qenë edhe krerët e policisë së Durrësit dhe Komisariatit të Policisë së Krujës si dhe të Departamentit të Policisë Kriminale.

Mësohet se Nano ka kërkuar që të kryhet një analize e detajuar e fakteve, provave dhe rrethanave të ngjarjes. Kreu i policisë ka kërkuar të mblidhen sa më shumë pamje të kamerave së sigurisë dhe në një territor sa më të gjerë.

Nano ka kërkuar që të vijojë krehja e zonës me dronë dhe forca speciale. Sipas tij duhet që të përdoren edhe kamera termike që të mundësojnë identifikimin e personave që mund të qarkullojnë gjatë natës pasi mund të jenë fshehur në zonën përreth.

Nano ka lënë porosi që të grumbullohen informacione në rruge operative dhe të shqyrtohen të gjitha pistat mbi autorët e mundshëm të atentatit që u mori jetën 3 të rinjve.

Në fakt, kreu i policisë së shtetit duhet që t’u kërkonte efektivëve që të rikthehen edhe një herë në vendin e ngjarjes për të marrë gëzhojat që gjetën gazetarët pas largimit të ekspertëve. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Kap Merviol Billo, heto grupin e Ervin Mates dhe ate qe do vriste Dumani per llogari te Martinaj. Ke qene dhe drejtues Anti-Terrori, ti ngjan si kone qe po e q*ne fort! Edhe Dumanin ta nxjerresh ne rruge t’i gjen ku jane, dhe rrit rrogat e Policise me gjobat qe u vilni shofereve te shkrete! Ju ardhte krimi pas qafe se e keni perzier detyren me Politike!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *