• |
ide | kryesore

9 orë në SPAK, Ilir Beqaj flet pas dëshmisë: Nuk i druhem përgjegjësisë penale (FOTO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Për 9 orë me radhë ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka dhënë dëshminë e tij në SPAK lidhur me koncesionin e sterilizimit, hemodializës dhe kontrollit të detyrueshëm shëndetësor (check-up).

Ai u fut në SPAK në orën 10:00 të paradites dhe doli në 19:00.

Në një prononcim të shkurtër para mediave ai tha se “jam thirrur në cilësinë e cështjes që jam thirrur dhe kam dhënë përgjigjet e mia para 2 prokurorëve dhe BKH. Nuk i druhem përgjegjësisë penale.” Lidhur me çantën e zezë që kishte me vete, Beqaj tha se kishte materiale pune.

Kjo është hera e parë që Beqaj thirret në SPAK në lidhje me këtë hetim. Kjo është dosja e parë e dorëzuar në SPAK nga Nisma Thurje dhe opozita që kanë akuzuar me emra konkrete.

SPAK ka marrë disa persona në pyetje, madje nga dy herë si ish-zëvendësministri Klodian Rrjepaj. Beqaj është i fundit që po jep dëshmi.

Ai po merret në pyetje në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit.

Dosja ka kaluar mbi 2 vite e gjysmë hetim, është në fazat përfundimtare të saj dhe pritet që SPAK të dalë me një vendimarrje nëse do ta pushojë këtë çështje apo do ta çojë për gjykim në GjKKO.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *