• |
ide | kryesore

Bllokimi i e-Albania nga sulmi kibernetik/ Rikthehen sportelet

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Si pasojë e sulmit kibernetik mbi E-albanian, Ministria e Brendshme deklaron se Shërbimet esenciale të Policisë së Shtetit dhe Gjendjes Civile do të ofrohen fizikisht.

Në vijim të komunikimit të mëparshëm të Ministrisë së Brendshme duam të theksojmë se njoftimi lidhet vetëm me shërbimet esenciale të Policisë së Shtetit dhe Gjendjes Civile të cilat do të ofrohen fizikisht pranë sporteleve përkatëse për qytetarët deri në përfundim të kundërsulmit.

Kjo është një situatë tërësisht e përkohshme e diktuar nga sulmi kibernetik i sinkronizuar jashtë Shqipërisë, për të cilin po kryhet një kundërofensivë nga AKSHI dhe aleatët tanë për t’u rikthyer në normalitet shumë shpejt. Shërbimet qeveritare online janë një histori suksesi në Shqipëri pavarësisht ngërçit momental të krijuar prej sulmit kibernetik. Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve për vështirësitë e krijuara.



1 Comment

  1. E kuptojme qe edhe ketu idioti Rama do te jete nje “Skenderbe” digital dhe pasi e “ndaloi” po “kundersulmon”. Po ke? Nuk dihet. Nuk do te jete surprize kur rekordet e kompanive fantazme dhe te dhenave kompiuterike qe identifikojne krimin e organizuar korruptiv ne shtetin tone do te zhduken nga ky sulm i “armikut rus”. Ashtu si djegiet e arkivave njehere e nje kohe. Madje pse jo edhe faturen prej qindra mil èuro qe jane vjedhur tja kalojne armikut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *