• |
ide | kryesore

Bashkë me pushtetin Gruevski i humbet të gjitha. Gruaja do divorcin

Të fundit



Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski, pasi humbi pushtetin po humbet dhe familjen. Pas dënimit me burg për shpërdorim detyre dhe arratisjes ne Hungari bashkëshortja e tij, Borkica Gruevski, ka kërkuar divorcin. Sipas agjencisë së lajmeve INA, Borkica ka paraqitur në gjykatë, kërkesën për divorc. Kerkesa poashtu është publikuar edhe në numrin e djeshëm të Gazetës Zyrtare, sepse nuk ka mundur në formë tjetër tia dorëzojë ish bashkëshortit të saj.

Gruevski me bashkëshorten 'mohojnë' incizimet e publikuara – KOHA 15 Borkica Gruevski Photos and Premium High Res Pictures - Getty Images

Gjykata e Shkupit ka dënuar ish-kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski me nëntë vite burg për shpërdorim të detyrës në vitin 2011 dhe 2012.

Gruevski së bashku me disa ish-zyrtarë maqedonas janë dënuar për rastin e njohur si “Kosmos”, rrënimin e një objekti të një biznesmeni që kundërshtonte politikën e partisë asokohe në pushtet VMRO-DPMNE.

Borkica u martua me Nikolla Gruevskin në vitin 2007. Ata ishin bashkë deri në vitin 2018, kur Gruevski u arratis në Hungari. Çifti ka dy fëmijë.



2 Comments

  1. Ku qendron problemi ketu… !!!???
    Ajo vetem gruaja per kohen e pushtetit ka qene (si te gjithe lidhjet e tilla me pushtetin…) … kush e merrte ate pa pushtet… nje i keq me u pa…. Ajo çfare eshte dhe Ai i shkreti gjysem njeri (gjynaf tek Zoti/ lidhje….)… pa cekur asgjw dhe pa dashur te fyej askend…. (edhe forma ne dore te Zotit eshte por, po themi thjesht realitete dhe fakte…)
    Pse pushtetaret e tjere (si ato te rruges apo edhe ato me kallare si me siper) kudo dhe ngado jane, si i kane lidhjet e tilla… dihet formula… (bukuria e Zotit = me paçavuret… e pushtetit…)
    Çe pyet…. pffffffffffffffffffffffffffffff 🤗

  2. Une them t’ia dergojne ate anti shqiptaren tjeter miken e tij, Gordana Jankullovska ne qeli (jo per te, por per burgaxhinjte e tjere,qe ta nderrojne here pas here GRUEvskin me nje grue tjeter, pavaresisht se njesoj ngjajne edhe nga pamja e jashtme), Na quante njerez me bisht ne shqiptareve kjo, por ne fund te dy perfunduan ne burg, aty ku e kane vendin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *