• |
ide | kryesore

Roma, merkato me parametër zero: pas Dybalas e Wijnaldum edhe Zagadou gati të firmosë me verdhekuqtë

-Instant, Sport



Dan-Axel Zagadou është emri i ri për mbrojtjen e Romës. Drejtuesit e verdhekuqve po bëjnë presion të fortë për qendërmbrojtësin francez të lindur në vitin 1999, i cili u rrit në skuadrat e të rinjve të PSG dhe u lirua nga kontrata me Borussia Dortmund, ku mbërriti në verën e 2017 dhe me të cilin fitoi një Kupë dhe një Superkupë të Gjermanisë. Kontaktet me menaxherët e lojtarit kanë nisur tashmë, sipas asaj që bën të ditur Sky Sport. Kohët e fundit lojtari ishte afruar edhe me Interin, por verdhekuqtë tani janë pranë firmës me të. Java e ardhshme mund të jetë vendimtare edhe për mesfushorin e PSG, Georginio Wijnaldum: po punohet në bazë të një huazimi me të drejtë blerje mes 10 dhe 15 milionë eurove.

Siç raportohet nga Franca, lojtari tashmë i ka thënë po Romës, me José Mourinhon i cili edhe një herë – siç ndodhi me Dybalan dhe Matic –ka lëvizur personalisht për ta bindur atë të transferohej në kryeqytet. Duhet të përcaktohet çështja e pagës, aktualisht 9 milionë euro, që përfaqëson thelbin e operacionit: klubi verdhekuq ka kërkuar që gjysma e pagës të paguhet nga francezët, me të cilët Ëijnaldum ka kontratë deri në qershor 2024. Holandezi u përjashtua nga PSG nga të grumbulluarit për turneun në Japoni.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *