• |
ide | kryesore

Aktorja e njohur reagon ndaj martesës së Ben Affleck me JLO

-Instant, Paparazzi, Slider



Ish partnerja e Ben Affleck, Gwyneth Paltrow ka reaguar së fundmi ndaj martesës së tij me Jennifer Lopez.

Paltrow iu përgjigj një fansi që e pyeti në Instagram Story se si ndihej për çiftin. Ajo shkroi:”Shumë e lumtur për ta.”

Kjo nuk është hera e parë që Aktorja, e martuar me Brad Falchuk, komenton pozitivisht për ciftin.

Shtatorin e kaluar, një nga stilistët e J.Lo postoi një foto të saj duke mbështetur aktorin në premierën e filmit të tij The Last Duel në Festivalin e Filmit të Venecias 2021.Paltrowkomentoi në postim, “Sa e bukur duket”.

Ashtu si këngëtarja,Gwyneth ka dalë dhe ka punuar me Ben. Ata ishin së bashku midis viteve 1997 dhe 2000 dhe luajtën bashkë në filmat Shakespeare in Love, për të cilin ajo fitoi një Oscar dhe Bounce.

Një vit më pas, aktori u takua me Jennifer në xhirimet e Gigli dhe së shpejti nisën të takoheshin. Affleck i propozoi Lopez-it në vitin 2002, por në janar 2004, një javë pas publikimit të filmit të tyre Jersey Girl, u njoftua se ata e kishin ndërprerë fejesën.
Pas ndarjes së tyre, JLO u martua me bashkëshortin e saj të tretë, këngëtarin,Marc Anthony. Të dy, prindër të binjakëve 14-vjeçarë Max dhe Emme, finalizuan divorcin e tyre në vitin 2014.

Ndërsa,Ben  u martua me kolegen e tij Daredevil, Jennifer Garner, me të cilën ka tre fëmijë: Violet, 16, Seraphina, 13 dhe Samuel, 10. Dyshja ishin të martuar për 10 vjet përpara se të ndaheshin në 2015, duke finalizuar divorcin e tyre në 2018.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *