• |
ide | kryesore

Nagelsmann prepotent, sulmon Juventusin e Serie A: “De Ligt më tha se ishte stërvitja më e vështirë në 4 vjet”

-Instant, F1, Sport



Lamtumira e De Ligt me Juventusin ka la disa gjurmë pakënaqësie të ndërsjellë. Pas kritikave të Bonucci ndaj holandezit, ka mbërritur kundërsulmi i Nagelsmann, që ka patur në shënjestër bardhezinjtë dhe futbollin italian. Në detaje, duke marrë shkas nga gjendja e formës së ish-mbrojtësit të Ajax, trajneri i Bayernit ka hedhur dyshime për intensitetin e stërvitjeve të skuadrave në kampionatin italian. “Kam biseduar me De Ligt pas stërvitjes dhe ai më tha se ishte stërvitja më e vështirë në katër vitet e fundit”, tha trajneri i klubit gjerman. “Në realitet ishte një stërvitje normale, jo aq e vështirë sipas mjekut”. “Kam dëgjuar se në Itali është e vështirë të mbahesh në formë – shtoi ai -. Me De Ligt sigurisht që do të duhet të punojmë shumë”.

Deklarata që drejtojnë gishtin nga niveli i Serie A, përgatitjen e sportistëve dhe profesionalizmin e stafit të Allegrit dhe që sigurisht do të ushqejnë kritika të reja në aksin Juve-Bayern. Lamtumira e De Ligt vazhdon të bëjë zhurmë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *