• |
ide | kryesore

Shqipëria dhe Italia arrijnë marrëveshje për njohjen e pensioneve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama, ka bërë me dije se Shqipëria dhe Italia kanë përfunduar negocimin teknik të marrëveshjes për pensionet. Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Rama tha se pas përfundimit të procesit teknik do të ndiqen procedurat për ratifikimin e kësaj marrëveshje ku më pas rreth 500 mijë shqiptarë pritet të përfitojnë nga kjo marrëveshje.

Edi Rama: Shqipëria dhe Italia sapo kanë përfunduar negocimin teknik të marrëveshjes për pensionet. Pas përfundimit të procesit teknik do të ndiqen procedurat për ratifikimin e kësaj marrëveshje dhe më në fund, pas një përpjekje të gjatë e thuajse të pamundur, rreth 500 mijë shqiptarë pritet të përfitojnë me hyrjen e saj në fuqi.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *