• |
ide | kryesore

Tronditet Juventus, dëmtim i meniskut anësor për Pogba: nëse operohet rrezikon dy muaj jashtë

-Instant, Sport



Dëmtimi i Paul Pogba doli të ishte më i rëndë se parashikimet e para dhe tani mesfushori francez ka gjasa të ndalojë për gjashtë/tetë javë. Dukej si një dhimbje e thjeshtë në gjurin e djathtë, por ekzaminimet radiologjike të cilave iu nënshtrua mesfushori bardhezi, treguan një dëmtim të meniskut anësor. Në orët e ardhshme, blerja e re do t’i nënshtrohet një konsulte ortopedike të specializuar në Shtetet e Bashkuara. Sipas të gjitha gjasave, ai mund të operohet drejtpërdrejt në Amerikë, në mënyrë që të përshpejtojë sa më shumë kohët e rikuperimit.

E qartë se Pogba nuk e ka ndjekur skuadrën në Teksas, ku Juve do të përballet sonte me Barcelonën dhe duhet t’i nënshtrohet një konsulte të re mjekësore. Për momentin Juventusi ka lëshuar këtë deklaratë: “Pogba i është nënshtruar kontrolleve radiologjike që kanë treguar një dëmtim të meniskut anësor. Në orët në vijim ai do t’i nënshtrohet një konsulte të specializuar”. Zgjidhja që presupozohet është ajo e ndërhyrjes kirurgjikale, mundësitë për të shmangur operacionin nuk janë të shumta, duke qenë se për më tepër është një problem që lojtari e mbart prej disa kohësh. Sigurisht që Pogba nuk do të jetë gati për debutimin në kampionat kundër Sassuolos më 15 gusht, por ai do të humbasë edhe dy ditët e para të Champions League, të planifikuara për 6-7 shtator dhe 13 dhe 14 shtator. Rikthimi në fushë në rast të një ndërhyrje duhet të bëhet në fund të shtatorit-fillim të tetorit. Gjithsesi në orët në vijim tabloja do të jetë më e qartë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *