• |
ide | kryesore

Friedkins në Paris për ta mbyllur me Wijnaldum: mbetet verdhekuq edhe Zaniolo

-Instant, Sport



Pas prezantimit të zhurmshëm të Dybalas, Roma nuk ka ndërmend të ndalet. Objektivi i radhës është Georginio Wijnaldum, mesfushori holandez i PSG-së. Negociatat janë duke ecur mirë dhe ka shumë gjasa që të mbyllen së shpejti. Verdhekuqtë kanë garancinë e dëshirës së mesfushorit për tu transferuar nën urdhërat e Mourinhos. Një dëshirë që e shtyn madje edhe në hipotezën e uljes së pagës aktuale (9 milionë euro) për të lehtësuar transferimin në Itali.

Edhe pse asnjë konfirmim nuk ka ardhur për momentin nga shoqëria, Dan dhe Ryan Friedkin raportohen të jenë në Paris. Një udhëtim që sugjeron një pikë kthese vendimtare në negociatat që do ta çonin holandezin te verdhekuqtë. Me PSG po diskutohet formula. Hipoteza në tavolinë është ajo e huazimit me të drejtë blerje që mund të bëhet detyrim duke filluar nga viti 2023, duke e lidhur me një bonus lehtësisht të arritshëm, me mundësinë që, në atë moment, të përfitohen nga Roma lehtësirat e dekretit të rritjes. Pëlqimi i vënë nga Wijnaldum në postimin për prezantimin e Dybala është një sinjal shumë i fortë se ku dëshiron të luajë holandezi vitin e ardhshëm.

Në gjithë këto lëvizje të nivelit të lartë, shtohet pothuaj siguria se Zaniolo është i destinuar të qëndrojë. Ftohja e negociatave me Juventusin e bën shumë të vështirë të mendohet se xhevahiri verdhekuq mund të ndryshojë fanellë në këtë pikë. Një përforcim i mëtejshëm për një organikë me nivel të lartë teknik.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *