• |
ide | kryesore

Çmendet Lehmann: ish-portieri shkatërron garazhin e fqinjit me sharrë elektrike

-Instant, Sport



Jens Lehmann, çfarë dreqin po bën? 52-vjeçari, mes shumë uljeve e ngritjeve, ka bërë historinë e futbollit gjerman. Legjenda e Arsenal, rival i Oliver Kahn, frymëzim për Manuel Neuer, por edhe mbajtës i rekordit si portieri më i përjashtuar në Bundesligë. Kështu, ndoshta durimi apo sjellja e qetë nuk kanë qenë asnjëherë pika e tij e fortë dhe këtë e ka treguar edhe në orët e fundit. Ish-lojtari, në fakt, i ka shkatërruar fqinjit garazhin me sharrë elektrike.

Sherri mes ish-portierit të Gunners dhe fqinjëve në banesë kishte kohë që vazhdonte. Në bazë të sherreve ishin gjithmonë pronat e tyre përkatëse. Kohët e fundit, Lehmann, sipas raporteve të Bild, ishte i zemëruar që garazhi i ri i fqinjit i pengonte pamjen e liqenit Starnberg. Struktura për më tepër, sipas ish-portierit, ishte ndërtuar në pronën e tij.

Por, duke parë se me sherret nuk po arrinte të merrte atë që donte, 52-vjeçari vendosi të kalonte në veprim. Lehmann hyri në garazhin e fqinjit me një sharrë elektrike dhe “shkatërroi trarët e çatisë”. E përditshmja gjermane pohon gjithashtu se ish-portieri ka tentuar të fikë një kamera vëzhgimi për të mos u filmuar. Megjithatë, Jens nuk ishte në gjendje të pengonte kamerën të filmonte të gjithë ngjarjen.

Lehmann ka shkaktuar dëme në vlerë prej mijëra eurosh me sharrën elektrike. Pronari i garazhit pa gjithçka dhe ruajti regjistrimet. Ai thirri policinë, e cila tani po heton ngjarjen. Dyshohet se ish-portieri është përgjegjës edhe për tre raste të tjera vandalizmi dhe se ka shkaktuar dëme mbi 9 mijë euro.

Lehmann dhe fqinjët e tij, shpjegon Bild, kanë probleme prej disa kohësh. Ish-portieri ka denoncuar tashmë pronarët e shtëpisë fqinje për “dëmtim prone dhe uzurpim”. Gjermani e bleu pronën në liqenin Starnberg 15 vjet më parë për rreth 5 milionë euro. Në atë kohë, ai ishte ende duke luajtur në Premier League.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *