• |
ide | kryesore

Rashford një zotëri i vërtetë: “shpëton” Alisha Lehmann nga një situatë në diskotekë

-Instant, Sport
Lehmann



Marcus Rashford tregohet një zotëri i vërtetë. Gjatë një mbrëmje në disko, futbollisti i Red Devils ftoi Alisha Lehmann dhe shoqërinë e saj që të qëndronin në tavolinën VIP me të. Qëllimi i sulmuesit ishte të largonte njerëzit që po e rrethonin futbollisten bukuroshe.

Sipas asaj që bën të ditur The Sun, Marcus Rashford u bë protagonist gjatë një mbrëmjeje në një klub nate. Sulmuesi i United i erdhi në ndihmë futbollistes Alisha Lehmann, që më pas e përcaktoi ‘një zotëri i vërtetë’. Sipas raportimeve, sapo lojtarja zvicerane ka hyrë në klub, disa persona kanë filluar ta bezdisin pasi e njohën. Në fakt, Alisha ka rreth 13 milionë ndjekës në Instagram dhe popullariteti i saj rrjedh mbi të gjitha nga bukuria e saj fizike.

Sapo Rashford e pa situatën e ftoi menjëherë vajzën dhe grupin e miqve të saj në seksionin VIP të rezervuar për të. Idea ishte për ta mbajtur bukuroshen larg turmës. Megjithatë, të dy e vazhduan mbrëmjen veçmas me grupet e tyre përkatëse të miqve. Por Lehmann e falënderoi hapur sulmuesin e Manchester United për gjestin e tij.

24-vjeçarja Alisha Lehmann tashmë ka 30 paraqitje për kombëtaren zvicerane. Futbollistja luan në Woman Super League për Aston Villa, pasi ka qenë më parë te West Ham dhe Everton. Alisha është gjithashtu shumë e famshme në rrjetet sociale dhe ndonjëherë ky popullaritet mund të krijojë bezdi. Edhe pse ajo deklaron se dëshiron të përdorë platformat e saj sociale për t’i “treguar botës se edhe vajzat luajnë futboll dhe e bëjnë mirë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *