• |
ide | kryesore

Kim Jong-un: Koreja e Veriut është e gatshme që të mobilizojë forcat bërthamore

-Instant, Arkiva, Planet
Kim



Lideri i Koresë Veriore, Kim Jong-un, ka thënë se vendi i tij është i gatshëm që të mobilizojë forcat bërthamore.

Duke folur në një ngjarje të organizuar në përvjetorin e Luftës Koreane, Kim ka thënë se Koreja Veriore është “plotësisht e gatshme për çfarëdo përballjeje ushtarake”, me Shtetet e Bashkuara, ka raportuar agjencia shtetërore e lajmeve KCNA.

Përgjatë fjalimit, Kim ka thënë se kërcënimet bërthamore nga SHBA-ja, bëjnë që Koreja Veriore të kryejë “detyrën historike urgjente” të forcimit të mbrojtjes.

Sipas tij, SHBA-ja ka keqinterpretuar stërvitjet e rregullta ushtarake të Koresë Veriore duke i quajtur provokime.

Këto komente vijnë në kohën e rritjes së shqetësimeve se Koreja Veriore mund të jetë duke u përgatitur për testimin e shtatë bërthamor.

Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar se Pheniani mund të kryejë një test të tillë kurdo. Testimi i fundit bërthamor i verikoreanëve është kryer më 2017.

Megjithatë, tensionet janë në rritje e sipër në Gadishullin Korean.
Përfaqësuesi special i SHBA-së për Korenë Veriore, Sung Kim, ka thënë se Koreja Veriore ka kryer testime të pashembullta të raketave këtë vit – 31, në krahasim me vitin 2019 kur ka testuar një numër rekord prej 25 raketash.

Në muajin qershor, Koreja Jugore është përgjigjur duke lancuar tetë raketa.
Ndonëse Lufta Koreane e periudhës 1950-1953 ka përfunduar me armëpushim, Koreja Veriore e konsideron atë si fitore kundër SHBA-së.

Festimet vjetore për “Ditën e Fitores” shënohen me parada ushtarake, fishekzjarre dhe vallëzime.

Më 2018, Kim Jong-un ka zbatuar një moratorium për raketat balistike me rreze të gjatë veprimi, si dhe për testet bërthamore, pas bisedimeve që ka zhvilluar me ish-presidentin amerikan, Donald Trump.

Mirëpo, më 2020, Kim ka njoftuar se nuk do të zbatojë më atë premtim.

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, ka thënë vazhdimisht se është e gatshme të rinisë bisedimet, pa parakushte, mirëpo Koreja Veriore ka treguar pak interesim, duke kërkuar që fillimisht të hiqen sanksionet.



1 Comment

  1. I shkreti Kim. se di ca do e priste. Paavresisht tipit te Trumpit, prape ai duhet te permbahej(nqs sdo ishte e vertete ajo qe po thoshte) dhe sdo guxonte kurre qe ne OKB (dhe jo ne nje miting parazgjedhor ne Texas) te deklaronte qe te Ky Njeriu rakete(Kimi) po shkon ne nje mision vetevrases, qe mund ta zhduk nga faqja e dheut Korene e Veriut.Rri urte o Kim, apo ndoshta erdhi koha qe Korea e Jugut te “bashkohet” me Veriun dhe te menaxhoje edhe ate territor,njesoj si jugun?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *