• |
ide | kryesore

Mister zhdukja e 49 arkave me banane në Portin e Durrësit, lirohen 7 të arrestuarit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Mbetet mister zhdukja e 49 arkave me banane brenda të cilave dyshohet të ketë pasur lëndë narkotike kokainë. Kontejneri i ardhur nga Ekuadori rezultoi i pa plumbosur dhe mungonte një pjesë e ngarkesës.

Punonjësit e sigurisë dhe konkretisht ata të monitorimit të kamerave në sallën operative do të lirohen nga burgu.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raportoi se për Gentian Halili, Rajd Bleta, Gjergji Doraci, Shefqet Elezi, Profit Tila dhe Skënder Plaku sot prokurori Afrim Shehu do të kërkojë zëvendësimin e masës së sigurisë nga arrest në burg në detyrim paraqitje.

Gjithashtu edhe për dy punonjësit e kompanisë “Ziko shpk” Altin Muhametaj, Mazmi Allgjata do kërkojë zëvendësim të masës së sigurisë nga arrest në burg në detyrim paraqitje.



3 Comments

  1. Po po mister i madh shume. Ja per kete e duan shume Xonin keta nderkombetaret, per keto “misteret” qe mushin hundet me kokaine e valixhet me leke.

  2. as nuk kishin pse ti ndalonin, turp edhe per detyrim paraqitje , merren me njerez te pafajshem e me bisnese te pastra qe duan te punojne ne menyre te drejte.

    llumi do ti kthej te gjith ne llum qe mos te jete vetem.

    I lini te punojne rehat njerezit.

    Nuk thone kot peshku qelbet nga koka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *