• |
ide | kryesore

Iluzioni optik që po ka shokuar njerëzit/ Si truri ndryshon ngjyrën e objektit

-Instant, Arkiva, Lapsi Leaks



Një iluzion optik zbulon se si truri juaj mund të ndryshojë ngjyrën e objekteve.

Psikologu dhe artisti japonez Akiyoshi Kitaoka krijoi iluzionin për të treguar se si objektet në lëvizje mund ta mashtrojnë trurin tonë që të hamendësojë ngjyrën e tyre në vend që ta vëzhgojë atë me saktësi.

Kitaoka postoi më parë një videon në Twitter duke u shprehur: “Një katror në lëvizje duket se ndryshon ngjyrën, por në fakt ngjyra e tij është konstante”.


Kur shihni videon, mund të mendoni se katrori ndryshon ngjyrë nga gri në rozë dhe anasjelltas. Megjithatë, lëvizja e katrorit dhe ngjyrat nëpër të cilat ai udhëton mashtrojnë trurin tuaj që të mendojë këtë.

Në realitet, katrori mbetet me të njëjtën ngjyrë.

Iluzioni funksionon sepse truri ynë përdor ngjyrat përreth për të bërë një supozim rreth ngjyrës së objektit në lëvizje. Truri ynë filtron gjëra të tilla si ngjyra e dritës pa e ditur ne.

Megjithatë, individët mund të filtrojnë ngjyrën ndryshe. Kjo mund të bëjë që njerëzit të shohin ngjyra të ndryshme siç ishte rasti i “Fustanit” që futi njerëzit në debate në vitin 2015. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *