• |
ide | kryesore

“Na nxë të gjithëve në BE”/ Sanchez në Tiranë: Mbështesim Shqipërinë në rrugëtimin europian

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjatë deklaratës për mediet në Tiranë, kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez shprehu mbështetjen e qeverisë së tij, në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së. Sánchez u shpreh se BE nuk mund të mendohet si e plotë pa Ballkanin Perëndimor, ndërsa tha se shtetet duhet të ndajnë të njëjtat vlera dhe parime për të qenë pjesë e unionit.

“Uroj që rruga e Shqipërisë drejt BE të jetë e suksesshme. Nuk mund të kuptohet BE pa Ballkanin. Mendoj që është një ide pozitive që përveç proceseve të aderimit është e mirë ideja e krijimit të këtij komuniteti evropian sepse kështu do kemi mundësi të vendosim këtë marrëdhënie në një nivel politik. Ne e shohim me interes këtë dinamikë pozitive që gjenerohet mes vendeve që duan të hyjnë në Be dhe janë tashmë në BE. Bashkimi nuk është thjesht një klub vendesh, por është një komunitet vlerash dhe parimesh. Në të na nxë të gjithëve të futemi. Ne kemi nevojë të zbatojmë rregulla të përbashkëta për të arritur këto qëllime.”, shpreh Sanchez.



35 Comments

  1. Kthesa e tij e papritur ka nisur pas miratimit të ligjit për dosjet më 2015, kur befas në formularët e deklarimit të pasurisë ai firmos me Ilir Metaj

    Pra ne tani kemi dy formularë të tij, atë të vitit 2010 fjala vjen ku ai nënshkruan me Ilir Meta dhe atë të vitit 2016 ku ai firmos me Ilir Metaj, ndërkohë që në publik mban emrin Ilir Meta.

    Pra momenti i kthesës për të është viti kur miratohet ligji për dosjet

  2. Procesi i integrimit i Shqipërisë në Bashkimin Europian (BE) është konsideruar si prioriteti më strategjik kombëtar, i cili udhëheq axhendën qeverisëse të vendit. Që nga qershori i viti 2014, Shqipëria gëzon statusin e vendit kandidat për në BE. Megjithatë kriteret e vendosura nga Bashkimi Europian për anëtarësim janë parakushte për kalimin e fazës tjetër të procesit, i cili është ai i hapjes së negociatave.

  3. Ja dhe nje tjeter shtet si Spanja na mbeshteti ne rrugen e anetaresimit tone ne BE e kjo vetem fal marredhenieve te mira qe Edi mban me vendet e tjera

  4. Faleminderit Spanjes per mbeshtetjen qe po na jep e kjo eshte dhe merite e kryeministrit tone ne fakt fale punes se palodhur qe ka bere qe Shqiperia te njihet e te vleresohet nga te gjitha shtetet

  5. kemi punuar per shume vite qe tashme te meritojme dhe gezojme respektin e vendeve te fuqishme si BE. urojme qe te integrohemi shuem shpejt

  6. Te gjith e kan pa ndryshimin qe ka pas shqiperia keto vite dhe edhe spanja qe ka qene nje vend skeptik po na mbeshtet

  7. Na mbeshtesin shume vende ne rrugetimin tone drejt be. Ne kete moment qe jemi kjo eshte dicka per te cilen kemi shume nevoje

  8. be nuk ka per te ecur kurr pa ballkanin dhe kjo po duket qarte respekte dhe per ju z.rama per punet e mira qe keni bere

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *