• |
ide | kryesore

Ndërtuan pa leje dhe hodhën materiale inerte në det, arrestohen tre persona

-Instant, Lajme, Të fundit



Tre persona janë arrestuar ditën e sotme në Vlorë pasi kishin ndërtuar pa leje një mol pluskues në lagjen “Pavarësia 2”, Lungomare, ndërsa hidhnin në det materiale inerte. Për këtë u bë arrestimi në flagrancë, për veprat penale “Menaxhimi i mbetjeve” dhe “Ndërtimi i paligjshëm”, i shtetasve: Farudin  Zykaj  45 vjeç, Gjergji Metushaj 36 vjeç, dhe Lavdi Xhelilaj 65 vjeç, të tre banues në Vlorë.

Shtetasit Farudin Zykaj dhe Gjergji Metushaj dyshohet se kishin kontraktuar shtetasin Lavdi Xhelilaj si shofer kamioni, për të vendosur gurë dhe disa materiale të tjera të ngurta, në det, në afërsi të molit pluskues, të cilin këta shtetas e kishin ndërtuar pa lejen e organeve kompetente.

Pak ditë më parë nga ana e IKMT  është bërë dhe çmontimi i një strukture metalike me të cilën Zykaj dhe Metushaj kishin dëmtuar dhe Lungomaren dhe duke u gjobitur për këtë, por duket se përsëri dy personat ditën e djeshme kanë hedhur në det midis të tjerave materiale të rrezikshme për detin të marra pranë OSHEE-së në qytetin e Vlorës.



3 Comments

  1. Pyesni ERIK MEHMETI-n gazetarin vlonjat qe edhe ju ka cuar lajmin. Ai dhe i vellai kane monopolin e molit ne Vlore. Ai kercenon verbalisht dhe me mesazhe se do zhduki/vrasi/ gjymtoje kedo qe ngre mol tjr aty. MAFIA E DETIT NE VLORE. Se ka kuptuar i shkreti se i ka bere gropen vetes, ti dalin te gjitha krrcenimet ne media e te digjet si njeri! Futuni kerkojeni ne googel video me te famshmit qe nxjerr dhe qe e mbrojne sepse normal gazetaria ne shqiperi nuk ekziston. Ekzistojne vetem lepirjet e bythes, te cilat ERIK MEHMETI i QAN!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *