• |
ide | kryesore

Albërije Hadërgjonaj një tekst për Trixën dhe Donaldin

-Instant, Paparazzi, Slider



Historia e Donald Veshajt dhe e Beatrix Ramosaj ka qenë historia më e komentuar nëpër rrjetet sociale gjatë qëndrimit të tyre në “Big Brother Albania VIP”, e cila përfundoi pasi dolën nga shtëpia më e përfolur në Shqipëri.

Albërie Hadërgjonaj, e ftuar në emisionin “E diell”, ka rrëfyer se ka shkruar një këngë për historinë e dashurisë së mbesës së saj Beatrix Ramosaj, por që Beatrix nuk e ka lejuar ta publikojë sepse mendon se është momenti që njerëzit ta vlerësojnë për talentin e saj dhe se nuk dëshiron të përfitojë nga askush.

“Është gocë e mençur. Ka edhe një baladë që ia kam shkruar pas daljes nga “Big Brother”. Po thotë se nuk dua sepse njerëzit do e personifikojnë, unë e kam shkruar si teze. E kam shkruar për atë histori. Por ajo e ndaloi rreptësisht. Më ka bërë përshtypje, një vajzë shumë e mençur. Unë i thashë, të gjithë po përfitojnë, nxirre dhe ti. E më tha, teze është momenti që njerëzit të më shohin dhe vlerësojnë për talentin që kam. Edhe për atë që kam për të dhuruar. E nuk dua të përfitoj nga askush. Dhe më ka lënë pa fjalë, është e mirë, shumë pozitive, është me të vërtetë shumë dinjitoze”, tha Albërija.



1 Comment

  1. Per ta nxjerr te mire mbesen po nxjerr te keqe veten. Dmth te perfitonte disa klikime/marketing nga nje histori e keqe per te? Cfare VIPash qe kemi aman. Bora Donaldi e bene serial turk, dhe masa e popullit qe i shkon pas, Arjani , i vetmi i respektuar ne ate emisioni degjenerativ Perputhen, ka perfunduar ne tik tok me Kozaket dhe ndihet si i frikesuar e i marre peng ,pervec se i ofenduar,nga kozakerat e tik tokut. Po a keni pak respekt per veten ju o “VIPa”?Jo cdo gje duhet te behet per leke dhe klikime,se kjo eshte nje forme prostituimi modern digjital

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *