• |
ide | kryesore

Një makinë shpërthen në flakë në autostradën Lushnjë-Rrogozhinë (VIDEO)

-Instant, Lajme, Të fundit



Një automjet ka shpërthyer në flakë në ecje në autostradën Lushnje-Rrogozhinë. Incidenti në fjalë ka paralizuar trafikun në njërin sens të lëvizjes në këtë nyje të rëndësishme rrugore të vendit.

Ndërkohë dyshimet e para janë se makina ka qenë e pajisur me një impiant gazi, ç’ka mund të ketë shkaktuar edhe shpërthimin.

Mësohet se drejtuesi i mjetit ka pësuar lëndime të lehta, por fatmirësisht ka arritur të dalë në kohë nga mjeti duke shmangur një tragjedi të mundshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *