• |
ide | kryesore

Makina përplaset me kamionin, shënohen dy viktima nga aksidenti tragjik

-Instant, Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave ka ndodhur në aksin Rrogozhinë-Elbasan pranë bishtit të Zhurit. Mësohet se një makinë është tip “Benz” është përplasur me një kamion. Shoferi i automjetit tip “Mercedes Benz” dhe pasagjeri kanë ndërruar jetë pasi janë përplasur.

“Më datë 04.08.2022, në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit”, një mjet kamion me drejtues shtetasin I. C., është përplasur me një mjet tip “Benz” me drejtues ende të paidentifikuar.
Si pasojë e aksidentit, dyshohet se mund të kenë humbur jetën dy persona.”, njofton policia.

Përplasja ka qenë aq e fortë, sa që makina ka përfunduar poshtë kamionit.



3 Comments

    1. S’ka faj droni edukues, po rruge si Elbasan -Rrogozhine e te tjera si keto jane dykalimeshe dhe perplasjet jane te shpeshta dhe te pritshme.
      Shtet qe ka vetem 2 autostrada e gjysem…..

  1. Po pse o cuna keshtu!!!

    A ju pata thene, mos hiqni dore nga gomeret. Nuk me degjuat! Po te shetisnit te gjithe me gomere, ose kuaj, nuk do kishte aksidente.

    Edhe soditja me makine, quhet civilizim!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *