• |
ide | kryesore

Studimi i ri/ Çiftet që bëjnë bashkë punët e shtëpisë janë më aktivë në shtrat

-Instant, Arkiva, Lapsi Leaks



Një hulumtim i ri tregon që marrja me punët e shtëpisë ka lidhje të drejtpërdrejtë me jetën intime.

Çiftet që bashkëpunojnë dhe ndihmojnë njëri-tjetrin në përgatitjen e ushqimit, në larjen e enëve, pastrim, hekurosje dhe në punë të ngjashme bëjnë më shumë dashur.

Sipas rezultateve të hulumtimit, ekziston një lidhje e qartë midis sasisë së kohës së kaluar duke punuar nëpër shtëpi dhe kohës të cilën partnerët e shfrytëzojnë për seks.

Çiftet me më shumë energji për argëtim organizojnë kohën në atë mënyrë që të kenë mundësi të mjaftueshme që të merren me aktivitetet që i duan.

Ndarja e punëve të shtëpisë, përveçse ia bën më të lehtë jetën partneres, te gjinia e bukur nxit dëshirën e fuqishme që partnerin ta “shpërblejë” në shtrat.

Në punët e shtëpisë meshkujt shpenzojnë mesatarisht 2 orë në javë, ndërsa femrat 8 herë më shumë. Ndaj nuk duket i çuditshëm përfundimi se balancimi më i mirë krijon rrethana për seks.

Në studim kanë marrë pjesë më shumë se 6 mijë çifte bashkëshortore, ndërsa të dhënat tregojnë që çiftet të cilët bëjnë bashkërisht punët e shtëpisë, bëjnë dashuri pothuajse 85 herë në vit, apo afërsisht 2 herë në javë, gjë që është e mjaftueshme nga mesatarja e zakonshme. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *