• |
ide | kryesore

Lubonja: Një nga punët më të suksesshme të Edi Ramës është korruptimi i sa më shumë njerëzve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
lubonja



Analisti, Fatos Lubonja në një televizion kombëtar ka kërkuar që protestat nuk duhet të ndalin sepse me drejtësi ti nuk arrin dot se në një shtet demokratik nuk ka nevojë për protesta

Lubonja është shprehur se Rama ka punuar shumë, një nga punët më të suksesshme dhe shumë të dëmshme për Shqipërinë është korruptimi i sa më shumë njerëzve

“Protestat padyshim sepse me drejtësi ti nuk arrin dot se në një shtet demokratik nuk ka nevojë për protesta. Ka ngjarje vepron drejtësia, nxjerr përgjegjësit, i arreston, bie qeveria vetvetiu, ka opinion publik, kështu që protestat janë padyshim të domosdoshme. Përtej protestave ngelet mosbindja civile, veprimet e dhunshme. E para mendoj që edhe sikur të mendosh se nuk janë të suksesshme ato duhet të ndodhin sepse tregon që ka akoma rezistencë. Pastaj që të jenë të suksesshme, duhet ndryshimi i taktikave, të tërheqin sa më shumë njerëz. Sa mundet që nga protesta në nivele militantësh dhe njerëzish të dëmtuar direkt, të bëhen protesta ku të bashkohet një shumicë e madhe me shpresën se i duhet dhënë fund një situatë të tillë dhe duhet krijuar një gjë tjetër. Kjo kërkon një Shqipëri tjetër, duhet të dalë Shqipëria nga kjo rrugë ku ka hyrë.

Të krijohet një shpresë, ose njëkohësisht në qoftë se rritet pakënaqësia, vjen një pikë ku do mbështetesh tek i fundit vetëm të shfrysh dufin, se ndonjëherë protestat dhe rotacionet vijnë dhe si ndëshkim, jo si shpresë.

Rama ka punuar shumë, një nga punët më të suksesshme dhe shumë të dëmshme për Shqipërinë është korruptimi i sa më shumë njerëzve. Janë futur në interesa njerëzit. Ka ndërtuar shtetin që ka kapur me oligarkët, me administratën, është një masë e madhe që thotë unë dua të rri këtu se këtu po ha.

Këtu është punuar keq në kuptimin që unë do i marr të gjithë, një e fut në administratë, shkollat i kam të miat. Është bërë sistemi i tillë, është bërë parti shtet. Ky ka ndërtuar një rrjet interesash të tillë që këta duhen llogaritur për forcë”, tha Lubonja.



36 Comments

    1. Me tere ment i habitshem vershimi i patronazhisteve me pagese . Mos valle Lubonja ka goditur thembren e Akilit te sektit mavi .

    2. Kur te bie sistemi i Rames un them qe te gjithe patronazhistave ti behet nje lincim publik si i benin Anglezet indianeve

  1. Transparenca qe kryeministri ka treguar ne cdo gje te ktij vendi eshte e dukshme dhe ska vend per supozime te tilla

  2. E vertete , por çoje deri ne fund . me leket e vjedhuara te PPP-ve , koncensioneve , inceneratoreve , droges dhe shume kurverive te tjera te sektit mavi . Prandaj kush mendon se ky largohet me vote gabohet rende . Nje bande apo nje tirane largohet vetem me force .

  3. Rama nuk ka korruptuar askend po ndryshe nga ato partite e nongratave e kriminelave qe e lane popullin pa pune, me kete qeveri numri i te papunsuareve eshte ulur dukshem

  4. Rama e ka zhvilluar vendin dhe shume njerez tani jane ne pune po ne kohen e nongrates ndodhte e kunderta e keni harruar

  5. kur do e kuptoni qe te ulesh dhe te hedhesh balte mbi te tjeret nuk ju ngren si njerez perkundrazi ju ul me shume.

    1. Kur do ta kuptoni ju anisrat se nuk mund te hedhesh balte mbi llumin,se llumi filtrohet dhe percepiton ne fund,ske pse i hedh balte.

  6. ju kujtoni se qeveria meret duke u kap me ramen por e keni gabim. qeveria fitoohet me pune dhe me kte gje nuk kapeni dot me ramen.

  7. Meta e ka akuzuar Berishën se ishte pikërisht ai që nxori Azemin në pritë.

    Ka dhe të tjerë në radhë të “sakrifikuar”, që nga ish kreu i SHIK Bashkim Gazidede, i cili mori me vete në varr të gjitha sekretet e Sigurimit të Shtetit dhe më vonë, pasi u shua nga një sëmundje e ngadaltë. Apo ish kreu i Kuvendit Pjetër Arbnori, ish kreu i grupit të PD Ali Spahia, ish ambasadori shqiptar në Malajzi Ferit Hoti, të cilët hynë për kontroll mjekësor në të njëjtin spital në Itali dhe dolën me arkivol, e deri tek Gramoz Pashko që u zhduk në det,shpellkare e maloke komentoni se po flet fatosi i pionierit salih metaj

  8. Rama ka punu e vazhdo tpunoj si ne mbrojtjen e popullit nga kriza qe po kalojm e cdo kohe tjeter mos hidhni balt kot

    1. ATE O QELBESIRE LUBONJA.:Je I mallkuar familirisht nga kusheriri I babait tim.Ate qe e ka marre me qafe Todi Lubonja qelbesira.Jeni te mallkuar.

  9. natyrisht këtu nuk bëhet fjalë thjesht për rastin e Damir Fazliçit, që është dëshmia më e bujshme e trafikimit të vlerave monetare të krimit nëpërmjet qeverisë. Por edhe elementë të ushtrisë kriminale që quhen “çunat e Londrës”. Elementë që janë ushqyer nga ish-pjesëtarë të grupeve kriminale të priviligjuara, ish-punonjës të aparateve policore e të shërbimit sekret, e deri te “militantë skiftera”

  10. Po s’me munde bashkoju me mua.

    Pyesni prototipat Majlinda Bregu, Ilir Rusmajli, Besar Kadia cdo te thote te te bleje tradhtari Ramovic?

    Apo te punosh si fuks brenda nje partie opozitare per hesap te hajduteve me pushtet.

    Respekt Lubonja!

  11. Korrupsioni ne 10 vitet e fundit eshte menyre jetese per disa breza ne Shqiperi dhe veshtire te luftohet, sepse ka prekur cdo hallke te shtetit e te shoqerise.

    Ai filloi hapur me qeverine Meksi dhe piramidat, per te vazhduar ne menyre gjithnje e me te sofistikuar me “specialistet”, sic i quajti socialistet i ndjeri Pjeter Arbnori.

    Do te duhen vite, jo per ta shkulur, pasi eshte pjese e ketij sistemi, por per te ndryshuar kete situate dramatike te degradimit te shoqerise shqiptare.

    Lubonja e disa breza qe enderruan nje Shqiperi demokratike dhe vuajten per kete, me sa duket do te ikin nga kjo bote me zhgenjimin qe perjetojme sot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *