• |
ide | kryesore

Dojna: Jam grua në karrierrë, para se të jem nënë që lind fëmijë

Paparazzi, Slider



Dojna Mema dhe Vlashent Sata do të bëhen shumë shpejt prindër për herë të parë dhe përgatitjen për ardhjen e fëmijës janë drejt fundit.

Në një intervistë për kopertinën e Revistës ëho, prezantuesja Dojna Mema, e cila mund te jetë gruaja që e ka ekspozuar më shumë barkun e saj te rrumbullakosur, ka mbrojtur tezën se përpara se të jetë një thjesht një femër që shumon specien, ajo është një grua në karrierë. ‘Përpara se të bëhem nënë, jam grua që kam dëshirat dhe ëndrrat e mia” tregoi ajo duke i dhuruar revistës poza të vecanta nga ditët e fundit të shtatzanise. “Kjo është shtatzënia ime e parë dhe as vetë nuk e di se çfarë do të ndiej pasi ai të ketë ardhur. Është një rrugëtim sa i bukur, aq edhe rraskapitës. Megjithatë as nuk e mendoj tërheqjen nga ekrani, për sa kohë puna më jep energji dhe më bën të lumtur. Nëse gjithçka shkon mirë dhe do të ndihem gati, rikthehem në ekran në janar. Përpara se të bëhem nënë, jam grua që kam dëshirat dhe ëndrrat e mia. Jam e bindur që as im bir s’do të donte të kishte një mami e cila heq dorë nga një pjesë e jetës së saj për të cilën ka punuar që 19 vjeçe. Fatmirësisht punoj në një ekran ku gratë tregojnë çdo ditë se sa të forta janë dhe se mëmësia s’ka qenë kurrë një problem. Përkundrazi, ka plot shembuj nënash fantastike që frymëzojnë në “Top”. – tha ajo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *