• |
ide | kryesore

Iu gjet një sasi e konsiderueshme kanabisi, arrestohet shqiptari në Korfuz

-Instant, Lajme, Të fundit

Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar ndërsa bashkëpunëtori i tij, një grek 25-vjeçar është shpallur në kërkim për trafik droge.


Arrestimi i shqiptarit u bë nga efektivët e Policisë së Prokurorisë së Narkotikëve në Nëndrejtorinë e Sigurisë Korfuz.


Në një zonë me bimësi të dendur e shkurre, në qendër të Korfuzit atij ju gjet një sasi e fshehur prej 11 kg e 829 gram kanabis.

Ndaj shqiptarit dhe 25-vjeçarit në kërkim është ngritur një çështje penale për trafik droge.

Gjithashtu, në kontrollet e kryera në shtëpitë e tyre, në banesën e të arrestuarit u gjet dhe u konfiskua një sasi kanabisi e papërpunuar me peshë 50 gram, ndërsa në shtëpinë e të bashkëakuzuarit 25-vjeçar, një sasi kokaine, shkruajnë mediet greke. 

Hetimet paraprake u kryen nga Prokuroria e Narkotikëve pranë Drejtorisë së Sigurisë Korfuz, ndërsa i arrestuari u dërgua në Prokurorinë e Kundërvajtjes Korfuz.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.