• |
ide | kryesore

Parashikimi i motit: Temperatura deri në 37 gradë dhe reshje shiu

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Vendi ynë mbetet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash për gjatë gjithë ditës. Sipas MeteoAlb, pritet që vranësirat të jenë më të dukshme në orët e mesditës dhe pasdites,  të cilat do të mund të sjellin shira të pakët në zonat malore, ndërsa pjesa më e madhe e ultësirës perëndimore do të jetë me kthjellime dhe kalime vranësirash.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 37°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *