• |
ide | kryesore

Pete Davidson, në terapi pas sulmeve të Kanye West

-Instant, Paparazzi, Slider



Pete Davidson po kërkon ndihmë për ngacmimet në internet që ka marrë nga Kanye West.

Një burim ka treguar për ‘Page Six’ seduke filluar nga prilli i këtij viti, alumi i Saturday Night Live, 28 vjeç, “ka qenë në  terapi ” për shkak të postimeve kërcënuese që West ka postuar shumë herë në mediat sociale, ndërsa Davidson ishte në lidhje me Kim Kardashian.

“Vëmendja dhe negativiteti që vijnë nga Kanye dhe veprimet e tij ndikojnë tek Pete dhe atij i është dashur të kërkojë ndihmë,” u shpreh burimi i brendshëm.

Burimi shtoi se aktori, “nuk është penduar për lidhjen me Kim dhe dëshiron që të bëhet shumë e qartë se ajo veçse e ka mbështetur atë gjatë gjithë marrëdhënies së tyre”.”Duke ecur përpara ai thjesht dëshiron të fokusohet në karrierën e tij.”

Javën e kaluar, komediani dhe themeluesja e SKIMS vendosën ti japin fund lidhjes pas nëntë muajsh së bashku.

Pasi ndarja e tyre u bë tituj,Kanye reagoi sërish në Instagram të hënën në mëngjes me një postim të fshirë që nga ajo kohë, ku shfaqej një imazh i një gazete të ndryshuar të New York Times me një titull që shkruhej, “Skete Davidson vdiq në moshën 28-vjeçare”.

Një burimtjetër zbuloi për PEOPLE se ekipet përkatëse të Davidson dhe Kardashian kontaktuan Instagram për postimin.

“Ekipi i tij dhe Kim kanë kontaktuar në mënyrë të përsëritur  Instagram duke kërkuar që platforma të bëhet një hapësirë ​​më e sigurt”, rrëfeu  burimi , duke vënë në dukje gjithashtu se sulmet e përsëritura të West janë një arsye pse Pete “ka munguar në mediat sociale”./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *