• |
ide | kryesore

I përplasi dje 29-vjeçarja, dy prej të plagosurve lënë spitalin

-Instant, Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në afërsi të zonës “Kodra e Diellit” në Tiranë. Një 29-vjeçare ka përplasur tre këmbësorë teksa drejtonte mjetin e saj. Si pasojë mbetën të plagosur një 60 vjeçar, një 57 vjeçare dhe një 27 vjeçare. Policia njofton se dy prej tre personave kanë lënë sot spitalin. Spitalin e lanë vajza e plagosur dhe gruaja 57-vjeçare, ndërsa 60-vjeçari ndodhet ende nën kujdesin e mjekëve.

Aksidenti ndodhi pasditen e së hënës në rrugën pranë parkut olimpik në kryeqytet. Drejtuesja përplasi fillimisht në vajzë e cila po tentonte të kalonte rrugën.Dhe më pas ndoshta nga paniku vajza e re ka dalë me gjithë mjet në trotuar aty ku përplasin edhe çiftin, burrin 60 vjeç dhe gruan 57 vjeçe.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *