• |
ide | kryesore

Racizëm që në javën e parë të Serie A: gjobë 15 mijë euro për Veronën, por hetohen fyerjet ndaj Osimhen

-Instant, Sport



Pas ndeshjeve të javës së parë të Serie A, Gjykatësi Sportiv ka marrë masat e para, duke vendosur një gjobë prej 12 mijë eurosh për Veronën “për shkak se mbështetësit e saj këndonin vazhdimisht kore fyese me origjinë territoriale gjatë ndeshjes (kundër Napolit) kundër mbështetësve të ekipit kundërshtar”. Për thirrjet raciste kundër Osimhen pas golit të shënuar, Gjykatësi Sportiv “e konsideron të nevojshme të saktësojë” nga prokurori federal, “pasi ka dëgjuar për cështjen, edhe përgjegjësit për rendin publik, nënsektorët e kurbës jugore, nga ku u nisën thirrjet e para të diskriminimit racor”. 3 mijë euro të tjera gjobë ndaj Veronës për hedhjen e sendeve. Po kaq janë gjobat ndaj Interit dhe Leçes për hedhjen e shisheve me ujë në fushë.

Tre lojtarë janë skualifikuar nga Gjykatësi Sportiv i Serie A, të gjithë për një ndeshje. Ata janë Maximiano i Lazios, Escalante i Cremoneses dhe Soumaoro i Bolonjës. Një ndalesë edhe për trajnerin atletik të Veronas, Antonio Bovenzi, për protestat ndaj arbitrave në fund të pjesës së parë të ndeshjes me Napolin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *