• |
ide | kryesore

Makinë dhe targa të vjedhura në servis, shpallet në kërkim babai i Florenc Çapjas

-Instant, Lajme, Të fundit



Detaje të reja në lidhje me ngjarjen në Elbasan, ku policia gjeti makinë dhe targa të vjedhura si dhe fishekë luftarakë ne nje servis të cilat dyshohen se janë përdorur për ngjarje kriminale, janë zbardhur. Policia ka zhvilluar kontroll në servisin në pronësi të Fejzullah Çapjas në Elbasan, babait të Florenc Çapja.

Gjatë kontrollit u gjet një automjet tip “Alfa Romeo”, pa targa, i cili rezulton i vjedhur në Kavajë, më datë 18 prill 2019. Në vijim të kontrollit, në brendësi të automjetit u gjetën 2 targa, të cilat gjithashtu rezultojnë të vjedhura në Elbasan, më datë 29 qershor 2020 fishekë luftarakë dhe 1 aparat celular. Ndërsa në ambientet e servisit, shërbimet e policisë gjetën një kapele me stemën e policisë, si dhe një këllëf për mbajtjen e armëve të zjarrit.

Ndërkohë u shpall në kërkim babai i Florenc Çapjas 64-vjeçari Fejzullah Çapja. Ai akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”. Kujtojmë që Florenc Çapja është shpallur në kërkim për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit në vitin 2012 në Elbasan.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *