• |
ide | kryesore

Skualifikohet 3 javë, Nunez i kërkon ndjesë tifozëve për goditjen me kokë ndaj Andersen: “Mësoj nga gabimet”

-Instant, Sport



Debutimi i Darwin Nunez në Anfield Road sigurisht që nuk ishte ai që uruguajani kishte imagjinuar. Sulmuesi, i cili erdhi nga Benfica në verë për shumën rekord prej 85 milionë paundësh, u përjashtua nga fusha në minutën e dhjetë të pjesës së dytë pasi goditi me kokë mbrojtësin e Crystal Palace, Joachim Andersen. Pas kritikave të shumta të marra, 23 vjecari ka dashur t’u kërkojë falje bashkëlojtarëve dhe tifozëve të tij përmes rrjeteve sociale.

E para në Anfiled nuk harrohet kurrë dhe sigurisht që Darvin Nunez nuk do ta harrojë, i përjashtuar në fillimin e pjesës së dytë pasi i dha një goditje me kokë danezit të Crystal Palace, Andersen. Mbrojtësi e kishte provokuar uruguajanin gjatë gjithë pjesës së parë, por kjo nuk e justifikon reagimin e tij, që u pasua nga kritika të ashpra. Situata u përkeqësua, sepse kartoni i kuq i kushtoi Nunez tre javë skualifikim për sjellje të dhunshme dhe e ka futur në telashe Klopp, i cili tashmë duhet të bëjë pa Jotën dhe Firminon për shkak të dëmtimit. Kështu që sulmuesi uruguaian e ka ndjerë të nevojshme t’i kërkojë falje klubit dhe tifozëve.

NDJESA E NUNEZ
Sulmuesi iu drejtua rrjeteve sociale për të kërkuar falje për sjelljen e tij të papranueshme: “Jam i vetëdijshëm për qëndrimin e keq që pata. Unë jam këtu për të mësuar nga gabimet e mia dhe kjo nuk do të ndodhë më”, shkroi ai në spanjisht në Tëitter. Më pas 23-vjeçari nga Artigas ka shtuar një postim të dytë, këtë herë në anglisht: “I kërkoj falje tifozëve të Liverpool”, ka shkruar ai, duke shtuar “I’ll be back” (Do të kthehem).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *