• |
ide | kryesore

Trafik armësh drejt Kosovës, arrestohen 6 persona në Kukës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



6 persona janë arrestuar nga Policia e Kukësit, pasi tentuan të trafikonin armë zjarri dhe municione luftarake drejt Kosovës.

Në operacionin e shtrirë në 3 qarqe, Kukës, Durrës dhe Dibër, ranë në prangat e policisë: Rr. S., 28 vjeç, banues në Dibër; B. SH., 24 vjeç, banues në Bulqizë; B. N., 33 vjeç, banues në Durrës; U. H., 27 vjeç, banues në Dibër; H. H., 59 vjeç, banues në Durrës, dhe K. B., 61 vjeç, banues në Fushë-Krujë.

Të 6 personat u arrestuan në flagrancë në ambientet e jashtme të një pike karburanti, me 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pistoletë tip “Glock”, sasi municioni luftarak, si dhe me shuma prej 222.000 lekësh dhe 710 eurosh, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vijojnë hetimet për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në veprimtarinë kriminale të trafikimit të armëve të zjarrit drejt Kosovës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *