• |
ide | kryesore

Ngjarja me rusët në Gramsh, dërgohen në laborator pajisjet që mendohet se janë spiunazhi

-Instant, Lajme, Të fundit



Sendet personale të personave të arrestuar mbi ngjarjen e djeshme në uzinën e Gramshit, po dërgohen në laboratorin shkencor për ekzaminim.

Një nga sendet që iu gjet me vete të arrestuarve, ishte edhe një pajisje që personat pretendonin se ishte pajisje për të bërë foto, ndërsa dyshohet se ishte pajisje spiunazhi.

Mësohet se ka dyshime të forta se këta 3 shtetas mund të jenë pjesë e një celule spiunazhi në Rusi. Burime nga grupi hetimor dhe dëshmitarë të ngjarjes, bënë me dije se 3 shtetasit e huaj ndodheshin prej 3 ditësh në Gramsh, shkruan balkanweb.com.

Ata prej dy ditësh fotografuan nga larg uzinën dhe lëviznin me një mjet ‘chevroletë’. Shërbimi ushtarak u informua rreth kësaj lëvizje. Bazuar në veprimet që kanë bërë dje tre shtetasit e huaj dhe para dy ditësh rreth uzinës, bazuar edhe ne sendet që i janë sekuestruar ka dyshime te forta për një rrjet spiunazhi rus. Kujtojmë që edhe para disa ditësh u arrestua në Kosovë një gazetare ruse si pjesë e një celule spiunazhi ruse.



6 Comments

  1. Idjotlleqe shqiptare, gjithe jeten rojn per te fabrikuar lajme. Tani Pe-leshi do lavderoje per nje jave ushtrine heroike shqiptare , Ramsesi do kerkoje urgjent mbledhjen e Keshillit te sigurimit te OKB-se ku dhe mban penen dhe Xhacka do beje nje note proteste tek ambasada ruse.Putini do mesoje se paska spiune dhe ne Shqiperi , biles me aparatura te sofistikuara. Ne te njejten kohe mblidhet bordi i transparences urte e bute dhe shterngon litarin e cmimeve por shqiptaret kane hallin e “spiuneve”.

  2. Edhe mua me duket bullshit! Cfare spiunesh jane keta, kur dalin kaq zbuluar, me veprime idiote?! Spry vetem kurvat kur sulmohen e perdorin!

    Pastaj i plasi trapi ruseve, per nje uzine leshi, me porte te ndryshkur. A thua po pasurohet uraniumi ne kete uzine.

    Nje mundesi eshte, qe kjo uzine, te jete kthyer ne nje laborator te madh drogash, ku shteti ka dijeni.

  3. Ky skenar eshte i ngjashem me filmin “Fije qe priten”. Mos aludoni me per spiunazh se u bete gazi botes

  4. Lan nom.Laborator!!!!Dhe një fëmijë e kupton që s’janë veç se blogera kurioz për të parë arritjet e Shqipërisë komuniste.Helbete kur ke të bësh me bijtë e bllokut kështu do të ndodhë.Me përralla e për merita të pa qena.Dhe populli dele i ha sallam si dikur në parajsën komuniste!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *