• |
ide | kryesore

Këngëtarja e njohur i jep fund lidhjes me Dj, Zack Bia

-Instant, Paparazzi, Slider



Këngëtarja ,Olivia Rodrigo i ka dhënë fund lidhjes me Dj, Zack Bia.

“Marrëdhënia e tyre disi u shktërruar,” tha një burim për US Weekly. “Ata ishin takuar rastësisht, por nuk kanë kaluar kohë së bashku”.

Sipas Life & Style, të cilët ishin të parët që raportuan lajmin e ndarjes, një burim tha: “Nuk kishte asnjë problem midis tyre ata të dy kanë orare të ndryshme pune dhe grupe të ndryshme miqsh”.

Çifti ndezi për herë të parë thashethemet për romancë në prill, kuru panë duke ecur së bashku në qytetin e Nju Jorkut, ndërsa Bia kishte vendosur krahun e tij  mbi supet e saj.

Spekulimet e romancës me Bia-n, i cili më parë ishte i lidhur me Madison Beer- erdhën vetëm disa muaj pasi u raportua se ajo u nda me Adam Faze.

Para lidhjes së saj me Faze, Rodrigo përjetoi një romancë dashurie me aktorin, Joshua Bassett. Fansat spekuluan se pjesa më e madhe e albumit të saj debutues,  Sour,  kishte të bënte me Bassett-in, duke vënë kështu marrëdhënien në qendër të vëmendjes./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *