• |
ide | kryesore

Madonna i thotë lamtumirë 28-vjeçarit për të dashurin e ri

-Instant, Paparazzi, Slider



Madonna i ka dhënë fund romancës së saj me një djalë shumë më të vogël se vetja, 28 vjeç.

Pasi u gjykuan kaq shumë dhe kaq gjatë në internet, për këngëtaren erdhi koha për ndryshime. Së fundmi, ajo është parë krah një mashkulli të ri që çuditërisht kishte një ngjashmëri të madhe me ish-bashkëshortin e saj, Guy Richie.

Ata dolën të shoqëruar së bashku për të darkuar në Siçili dhe nuk i shpëtuan dot syrit të paparacëve.

Madje, Madonna i kishte hedhur dorën në krah për të treguar afrimitetin e tyre dhe për të pranuar faktin se ka nisur një lidhje të re.

Më herët, këngëtarja ka rrëfyer një incident që i ka ndodhur në fillimet e karrierës së saj.

Madonna ka ndarë një histori që i ka ndodhur në ndarjen e parë të çmimeve të MTV në vitin 1984, ku ajo performoi hitin “Like A Virgin”.

Ajo tregoi për Jimmy Fallon se këpucët i kishin rënë.

“Po ecja nëpër shkallët shumë të pjerrëta dhe arrita në fund dhe fillova të kërceja, kurse këpucët e bardha më ranë”, tha ajo.

“Po përpiqesha ta bëja këtë lëvizje të qetë, si zhytja, për një këpucë dhe ta bëja të dukej sikur ishte koreografi dhe rrobat e mia u kthyen lart, ndërsa të pasmet e mia dolën në pah. Mund ta imagjinosh?”, e pyeti Jimmy.

“Ishin ato ditët kur nuk guxonit të tregonit të pasmet nëse dëshironit të kishit një karrierë. Tani është e kundërta”, theksoi Madonna

“Mirëpo, kur u largova nga skena, menaxheri im më tha se karriera ime kishte mbaruar”, vijoi këngëtarja e njohur.

Por pas asaj performance, karriera e Madonnës u rrit goxha dhe mori një tjetër vrull.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *