• |
ide | kryesore

Nafta në bursë në nivelet e para luftës, Ibrahimaj: Bordi është transparent

-Instant, Lajme, Të fundit



Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Delina Ibrahimaj ka deklaruar se se bordi i ngritur për kontrollin e çmimeve të karburanteve është transparent. Teksa u pyet se përse bordi nuk e ul çmimin e naftës, ndërkohë që në bursë ka shkuar në nivelet e para luftës, Ibrahimaj i doli në mbrojtje Bordit. Ajo deklaroi se ky mekanizëm i ngritur nuk përcakton çmimet e naftës bruto, po asaj të rafinuar.

“Bordet e çmimeve, ju ftoj që të analizoni çmimet e bursës që janë nën ombrellën e bordit dhe jo për naftën bruto që ka lëvizje të ndryshme nga ajo e rafinuara. Në asnjë rast bordi nuk është mbledhur në kundërshtim me rritjen apo uljen e çmimeve. Ka ndodhur e kundërta, mund t’ju siguroj. Bordi mundohet ta shtyjë mbledhjen kur kemi raste të rritjes së çmimit në burse. Ju ftoj që të analizoni dhe mos e dezinformoni opinionin publik.”, tha ajo.



7 Comments

  1. Kosto operative prej 17 leke/liter qe bordi e llogarit ne cmim, ku parashikohet tek metodologjia e llogaritjes se cmimit?!

    Metodologjia e llogaritjes së çmimit
    Bordi cakton çdo javë ose kur e vlerëson të nevojshme, në diskrecion të tij, çmimin tavan për shitjen për gazoilin, benzinën dhe gazin e lëngshëm të naftës, sipas metodologjisë së mëposhtme: a) Çmimi i shpallur nga bursa në Platts i një dite më parë nga mbledhja e Bordit, në kushtet CIF Med, për gazoilin, e standardit SSH EN 590 2018, benzinën e standardit SSH EN 228 2018 dhe gazin e lëngshëm të naftës përkatësisht propan, butan dhe përzierjen e tyre; b) Çmimit të përcaktuar në shkronjën “a”, të këtij neni, i shtohet një vlerë premio prej 20 USD/ton; c) Për shoqëritë e tregtimit me shumicë lejohet një shtesë jo më shumë se 1 % mbi çmimin e përllogaritur, sipas shkronjave “a” dhe “b”, të këtij neni, në të cilin aplikohen edhe taksat e tarifat, sipas legjislacionit në fuqi; ç) Për shoqëritë e tregtimit me pakicë lejohet një shtesë jo më shumë se 5% mbi çmimin e përllogaritur, sipas shkronjave “a” dhe “b”, të këtij neni, në të cilin aplikohen edhe taksat e tarifat, sipas legjislacionit në fuqi.

  2. hajduta e maskarenj, bordi i maskarenjve , run fitimin e oligarkve ortaket e rames e rjep popullin. ministre trup zoto , ministre e ministra te perdorshem nga perversi .
    Cmimi i naftes me i larti ne rajon , turp turp.

  3. Ja dhe kjo delja me colorit mavi! Si thoshte, ulja e TVSH-se nuk do sillte asnje permiresim per xhepin e shqiptareve!!!

  4. Ou, cne i shtyne mbledhjet kur duhet ta rrisni?!!!!
    Po per importuesin mendon njeri?!
    Deklarate e lezetcme kjo.

  5. Me transparent se kaq nuk ka ku te shkoje .
    Çmimi ne bursa ulet e ketu vetem ngrihet , doni me transparence se kaq?
    Per mua ju o te mavjosur nuk keni faj , faji eshte i imi , i yti ( ti qe po lexon), i te gjitheve , qe nuk ngrihemi e ti kapim per zverku e ti hedhim ne lane keto permbindesha qe nuk u ngopen akoma me djersen dhe gjakun e Shqiptareve .

  6. Ju po beni eksperiment mbi kaviet me emrin Shqiptar .
    Ju skeni asnje lidhje me hakikatin , ju nuk keni as nje lidhje me njerzllekun .
    Ju jeni bisha qe nuk ngopeni me para e pushtet .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *