• |
ide | kryesore

Çudia tjetër e Ramës, nuk i mjafton Ministria për Sipërmarrjen, njofton krijimin e Shtëpisë së Biznesit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Teksa është ende e pakuptimtë bashkimi i Kulturës me Ekonominë për ministrinë e re të krijuar enkas për Blendi Gonxhën, Edi Rama njoftoi sot edhe një shpikje tjetër. Do të quhet Shtëpia e Biznesit dhe do të vendoset në një nga kubat e Piramidës, tha sot ministrja për Mbrotjen e Sipërmarrjes, Delina Ibrahimaj.

“Mendoj do të jetë një mundësi më shumë për të shtuar dialogun me sipërmarrjen dhe për t’i dhënë më shumë peshë komunikimit mes sipërmarrjes dhe qeverisë dhe më shumë shpejtësi”, u shpreh kryeministri Rama nga ana tjetër.

Duket shumë ironike në fakt kur ekziston një Ministër Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit ndërkohë që njoftohet edhe krijimi i Shtëpisë së Biznesit. Më shumë sesa një instrument real, kjo strukturë e re ngjan të jetë më tepër një sajesë për të ngelur si etiketë mediatike që ushqen propagandën e Ramës se qeveria është pranë biznesit.

Në 10 vite qeverisje Edi Rama ka plot shpikje të tilla që ushqejnë propagandën e tij. Kujtoni portalet StopKorrupsionit.al; Transparenca.al; ShqipëriaQëDuam.al etj nisma apo platforma që s’kanë prodhuar asnjë efekt. E tillë është edhe Shtëpia e Biznesit, një pesë me hiç që do të ketë të njëjtin fat si shumë nisma të tjera të dështuara të qeverisë së tij.

Kujtojmë gjithashtu se një ditë më parë Rama çuditi sërish teksa riktheu Ministrinë për Administratën Publike, të cilën e kishte shkrirë në 2017. Asaj i bashkoi dhe Departamentin Antikorrupsion që i kishte dhënë Ulsi Manjës dy vite më parë.

Qeverisja e tij ka rënë në një batak ku s’ka më as ide, as motivim për të hartuar e zbatuar politika që iu shërbejnë qytetarëve. Thjesht bëjnë sikur qeverisin përmes propagandës dhe sa herë iu jepet rasti, hanë dardhë e kumbulla. Pas shpinës sime thotë Rama dhe ai medemek nuk di gjë. ©LAPSI.al



8 Comments

  1. Ketu nuk ka asnje cudi dhe asnje risi, thjeshte eshte nje mekanizem i radhes per te punesuar ca militante e per te krujuar hapsira per zhvatjen e disa fondeve nga taksat e fakireve shqiptare.
    Me ikjen masive te shqiptareve dhe rritjen progresive te administrates se shtetit rilindas nuk do te jete
    e larget dita kur do te mbeten vetem te punesuarit ne administrate,

  2. Jo vetem per te krijuar idene se shteti hajdut eshte afer biznesit, por te te vjedhur fondet per kete “shtepi” te bussinesit e per te ndare parate vjedhjura me patronazhistet!

  3. KY SHKERDHATE SJELL GJERA TE REJA

    NDERSA JETA E SHQIPTARVE NE THELB PO DEGRADON DITA DITES

    KY PSIKOPAT DUHET HEQ SHPEJT

    POPULL KAR QE E VOTON

  4. SHQIPOT JANE VARI KARIN

    VRASIN VETEN PERDITE DHE ABUZOJNE ME TE MITUR

    DHE VOTOJNE NJE RROTE KARI QE I DUKET JETA DHE SHTETI NJE BIG BROTHER

  5. Kokë e ‘zgjuar’ Mul Noka. Shet një apartament 83 m2, kati 8 në ish Bllok, me vlerë 180 mijë euro. Blen një apartament, në një zonë më të shtrenjtë, te diga e Liqenit, pallati i famshëm i kuq, 190 m2, për 151 mijë euro.

    Pra ka blerë me 800 euro m2 në zonën më të shtrenjtë të Tiranës, kati II, ndërsa ka shitur me 2.1 mijë euro m2, në një zonë më të lirë, kati 8. (Shtëpia e Mulit te Liqeni, bashkë me garazhin, kushton rreth 1 milionë euro).

  6. KETE SHTEPI MOS E DREJTON MIS MAXWELL NGA SURRELI ?NEN DREJTIMIN E SAJ JANE SHUME SHTEPI DHE I JEMI MIRENJOHESE ZONJES MIS MAXWELL RAMA PER PUNEN E MIRE QE KA BERE !DUHET TE DALI NE TELEVIZIONE TE JAPI KESHILLA SI KA REALIZUAR MIS RAMA KARRIEREN E SAJ KUSH E NGJITI NE TOP DHE TANI UDHETON ME avionin e saj LOLITAT DHE TE MADHIN ” BURRIN” E SHQIPERISE RAMASHTEJN ZOTI I DHENTE YMER AMIN!

  7. Jete te gjate ciftit !Nje keshille duhet te Kllonohen qe te kemi me shume cifte si te Surrelit🫣 thotë:

    Amin ta kete perjete Shqiperia dhe Shqipetaret kete femer dhe burrin e saj Amin🙏🏻🙏🏻🙏🏻🙏🏻

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *