• |
ide | kryesore

Another day in… Hannover: klubi gjerman firmos me djalin e Phil Collins

-Instant, Sport



Një blerje që është e destinuar të bëjë zhurmë: ndoshta jo për cilësitë e jashtëzakonshme të lojtarit, por për shkak të famës së të atit, pavarësisht se nuk lidhet me futbollin. Hannover ka nënshkruar me 18 vjecarin Matthew Collins, djali i vogël i këngëtarit të famshëm Phil Collins. Çuditërisht, Mattheë nuk është i ri në Gjermani: ai ka luajtur në akademinë e të rinjve Walldorf deri në sezonin e kaluar.

HISTORIA – “Ne nuk e morëm Matthew sepse ai ishte djali i një ylli botëror, por sepse kur e pamë ai u dallua për disa karakteristika të veçanta – tha Achim Sarstedt, kreu i sektorit të të rinjve të Hanoverit -. Kjo vlen për të gjithë lojtarët që vendosim të marrim çdo vit”. Edhe pse në realitet Matthew nuk është i familjari i parë i VIP-ave që përfundon në sektorin e të rinjve të Hanoverit: midis 2018 dhe 2019 Luca Beckenbauer (22 vjeç, aktualisht i lirë), nipi i Kaiser Franz, gjithashtu luajti aty, ndërsa Niklas Tarnat, djali i ish-lojtarit të Bayernit, Michael, pasi kaloi nga Hannoveri tani është nën kontratë me Essen. Fati, megjithatë, duket se dëshiron të bashkojë familjen Collins dhe Hannoverin prej kohësh: në një koncert të luajtur nga Genesis në Hanover në 2007, Phil performoi i veshur me një xhaketë të vjetër të ekipit të futbollit të qytetit. Phil më pas e shpluhërosi xhaketën edhe në koncerte të tjera në mbarë botën. Jo vetëm kaq: vëllai i madh i Matthew, Nicholas, fryt i martesës mes Phil dhe Orianne Cevey, performoi si baterist në një koncert të vitit 2019 në Hanover i veshur me fanellën e ekipit të futbollit. Një bashkëpunëtor i Hanoverit në të kaluarën ka punuar ngushtë me Phil Collins, prandaj këngëtari ndër vite ka vizituar shpesh qendrën sportive të klubit gjerman.

E ARDHMJA – Matthew, i cili luan në rolin e mesfushorit qendror, ka qenë gjithmonë një tifoz futbolli, siç e ka konfirmuar edhe babai i tij Phil për mediat gjermane: “Ai e do muzikën, por edhe më shumë futbollin. Kjo është arsyeja pse ai është i bindur se do të bëhet një profesionist”. Djali, i cili në dhjetor do të bëhet mazhoren, do të jetojë në një apartament dhe jo si lojtarët e tjerë të të rinjve të Hanoverit, që vijnë nga rajone të tjera në akademinë e klubit. Tashmë këtë javë ai do të stërvitet me të rinjtë e Hanoverit, duke u përpjekur të jetojë një ditë tjetër në parajsë (“Another day in paradise”). Ashtu siç këndonte babai i tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *