• |
ide | kryesore

Hetimet për Ilir Metën/ Berisha: SPAK, aneks i qeverisë së Ramës!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha e quajti SPAK një “aneks tw qeverisw Rama”, duke komentuar hetimet e kryetarit e Partisë së Lirisë Ilir Meta, në lidhje me padinë e ish-deputetit Halit Valteri. Sipas Berishws, Rama ka krijuar njw shtet monist dhe kontrollon tw gjitha institucionet.

“Ky njeri e ka shpallur veten armik i egër i shqoptarëve. PD nuk merr kurrë pushtet përveçse me votë. Protesta është pa asnjë diskutim institucioni demokratik për t’i dhënë mësim kësajqeverie.

Gjithçka është në kuadrin e shnndërrimit të SPAK, SHISH, Autorutetit të Dosjeve në anekse të zyrës së Edi Ramës. Kemi një shtet monist. PD ligjin e lustracionit e ka votuar dy herë. E ka votuar në vitin 1996, dhe në 2008.

Edi Rama e ka dërguar në GJK atë ligj. PD është dhe ka qenë gjithmonë për ligjin e lustracionit. Por mos u ngutni. Edi Rama është në panik të tmerrshëm. Mendon se duke përdorur procedura kundër kundërshtarëve mund të shpëtojë. Nuk shpëton. E ka nisur me falsifikim. Personi për të cilin akuzohet ka deklarur se nuk ka pasur asnjë lidhje me Ilir Metën”, tha Berisha.

Sipas tij, Rama ka dhunuar votën dhe në zgjedhjet e fundit ai ka përdorur miliona tonelata euro nga krimi për të blerë votat. Berisha theksoi se pushteti i Ramës është më i madh sesa ai i Ramiz Alisë në vitin 1991.

“Në këtë takim shtrova para tyre misionin e madh, që ka sot cdo demokrat dhe demokrate, që ka sot PD për të shpëtuar Shqipërinë nga një armik i vërtetë i lirisë së shqiptarëve duke dhunuar voton. Në garën elektorale të 25 prillit, ajo ishte një garë mes shtetit elektoral dhe subjekteve të tjera, cka do të thotë se ajo nuk ishte një garë elektorale. Po i lëmë mënjanë tonelatat me euro që të krimit që janë blerë votat. Unë po marr ketu makinerinë shtet.

Pushteti i Ramës i përqendruar sot 10% më shumë sesa 91 tek Ramiz Alia është një pushtet i rrezikshëm, i cili ka shndërruar makinerinë shtetërore në një makineri mashtrimi për qytetarët, makineri plaçkitje, Ka shndërruar shtetin shqiptar në një shkelmues të interesave të shqiptarëve”, tha Sali Berisha.



16 Comments

  1. Një qasje që shkon kah viktimizimi, deri në shpalljen “martir” të një “regjimi të frikshëm” që nxitet nga “imperialistët amerikanë”, të cilët duan të ndalin karrierën në ngjitje të një “të rioshi premtues e të talentuar”, që do të sjellë më në fund pakëz drejtësi, pakëz sovranitet e pakëz liri në vendin e shqiponjave, i cili për 30 vjet ka pasur deputet, ministër, zv.kryeministër, Kryeministër, Kryetar Parlamenti e President Republike, pikërisht “talentin e ri” që duan t’i copëtojnë karrierën, duke copëtuar kështu ëndrën e “popullit të 2 marsit” që të kenë më në fund në krye të vendit…atë që ka qenë këtu prej vitit të largët 1991.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *