• |
ide | kryesore

Dhunë familjare në Dibër e Shijak, rrihen djali, nëna dhe bashkëshortja

-Instant, Lajme, Të fundit



Disa raste të dhunës në familje janë regjistruar ditën e sotme në Shijak dhe Dibër, ku janë prangosur tre autorët e ngjarjes. Konkretisht në Shijak babai ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij, ndërsa një tjetër person ka rrahur nënën e tij. Ndërsa në Dibër një i ri ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshorten dhe për pasojë ka rënë në prangat e bluve.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin H. Sh., 54 vjeç, banues në Shijak, pasi ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij. Po nga këto struktura u arrestua në flagrancë shtetasi K. H., 43 vjeç, banues në Shijak, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij. Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Dibër arrestuan në flagrancë shtetasin E. Sh., 29 vjeç, banues në Dibër, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.” – njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



1 Comment

  1. LEXONI MI MESJETARE
    Prepare to be tortured: – the price you will pay for dating a narcissist

    A.B. Jamieson

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *