• |
ide | kryesore

Del në ankand makina e James Bond

-Instant, Paparazzi, Slider



Aston Martin DB5 i Sean Connery pritet të arrijë në 1.4 milionë funte në ankand.

Familja e aktorit  i cili vdiq në tetor 2020 në moshën 90-vjeçare, po shet makinën klasike të vitit 1964 për të mbledhur para për një fond filantropie të krijuar në emër të tij.

DB5, makina e ekskluzivitetit të Bond, është renditur si një “mundësi një herë në jetë” pasi është e vetmja makinë që zotërohet personalisht nga  Sean.

Pas një kërkimi të gjatë, aktori e bleu makinën nga një specialist dhe e dërgoi për t’u rilyer në ngjyrën tradicionale Bond , ngjyrë gri.

Specialisti  i makinave dhe miku i familjes Barney Ruprecht tha ndihma që i dha për të marrë makinën ishte “një nga kujtimet më të bukura të tij”.

Ai tha: “Të ulesh pas timonit të DB5-së personale të Sir Sean është si të hysh në këpucët e vetë legjendës dhe si një fansi aktorit legjendar dhe ekskluzivitetit të filmit si unë, asgjë nuk krahasohet”./Lapsi.al

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *