• |
ide | kryesore

Pas publikimit të audios,reagon mamaja e Britney Spears

-Instant, Paparazzi, Slider



Mamaja e Britney Spears, Lynne Spears, iu përgjigj klipit të vajzës së saj ku ajo shprehej se u braktis nga familja gjatë konservatorit.

“Britney, gjatë gjithë jetës tënde kam bërë më të maksimumin për të mbështetur ëndrrat dhe dëshirat e tua!” shkroi Lynne  në Instagram poshtë një fotoje të vjetër bardh e zi të saj dhe këngëtares  duke qeshur së bashku. Unë kurrë nuk të kam kthyer shpinën dhe nuk do të të kthej kurrë!”.

Lynne pohoi se Britney ishte ajo që ia ktheu shpinën, duke shtuar: “Refuzimet e tuamë bëjnë të ndihem e pashpresë! Kam provuar gjithçka.”

Më pas ajo përfundoi postimin : “Të dua shumë, por kjo bisedë është midis meje dhe teje, privatisht”.

Disa orë më parë, Spears foli për abuzimin që kishte përjetuar gjatë periudhës 13-vjeçare të konservatorit dhe theksoi se ndihej “më e zemëruar” me nënën e saj sesa babain, ish-konservatorin, Jamie Spears.

“Kam dëgjuarw3  kur gazetarët e thërrisnin Lynne në atë kohë dhe i bënin pyetje se çfarë po ndodhte, ajo fshihej dhe nuk fliste,” pretendoi këngëtarja e “Toxic”.

“Gjithmonë ishte, si, ‘Nuk di çfarë të them. Unë thjesht nuk dua të them gjënë e gabuar. Ne po lutemi për të.”

Ajo shtoi se nëna e saj mund të kishte marrë një avokat  nëse donte vërtet ta ndihmonte.

ritney dhe nëna e saj janë grindur publikisht prej muajsh që kur  përfundoi konservatori në nëntor 2021.

Në të njëjtin muaj, Page Six mësoi ekskluzivisht se Lynne fluturoi nga Luiziana në Los Anxhelos për të parë Britney-n – javë para përfundimit të konservatorit – por fituesja e Grammy “nuk e la të hynte në shtëpinë e saj”.

Rreth asaj kohe, Lynne gjithashtu paraqiti  një peticion duke kërkuar që vajza e saj të mbulonte më shumë se 650,000 dollarë në tarifat ligjore nga gjyqi./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *