• |
ide | kryesore

Aksident i rëndë në aksin Fier-Vlorë, humb jetën një fëmijë 6-vjeçar

-Instant, Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të ditës së martë, në aksin rrugor Fier-Vlorë, pranë fshatit Panaja. Policia e Vlorës njofton drejtuesi i automjetit ishte Andi Mithi, ndërsa në makinë udhëtonin bashkëshortja Albana Mithi (Kurti) dhe fëmijët: vajza 3 vjeç dhe djali 6 vjeç. Mithi, 33 vjeç, humbi kontrollin e makinës, e cila është përplasur me trafikndarësen dhe është kthyer përmbys.

IMG_7812

Si rrjedhojë e aksidentit, njëri prej pasagjerëve, një fëmijë 6-vjeçar, ka ndërruar jetë, ndërkohë që drejtuesi dhe dy pasagjerët e tjerë, shtetasja A. M., 34 vjeçe dhe fëmija tjetër 3 vjeç, ndodhen në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *