• |
ide | kryesore

Legalizimi i basteve/ Rama: Online në të zezë është i pandalshëm

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama në dëgjesën publike kërkuar nga federatat sportive për problematikën e basteve online në të zezë, është shprehur se bie deri diku dakord me propozimin për formalizimin e tyre.

Kreu i qeverisë theksoi se është një ndërhyrje e arsyeshme kur bëhet fjalë për të hequr nga duart e “atyre që ushqejnë gjithë të keqen në vend, më shumë se 5 milionë euro në vit”, fond të cilin qeveria ia ka akorduar këtë vit KOKSH-it.

“Në aspektin buxhetor kjo është një ndërhyrje e arsyeshme se heq nga ekonomia e zezë dhe sjell në buxhetin e shtetit një shumë jo të vogël. I kemi dhënë një shumë masive 5 milionë si asnjëherë më parë komitetit. E kuptoj shumë mirë Fidelin se është pyetja po vitin tjetër. Se nëse japim çdo vit nga 5 milionë duhet ta heqim diku tjetër, pse mos t’ia heqim nga duart atyre që më shumë se 5 milionë marrin dhe ushqejnë gjithë të keqen”, tha Rama.

FJALA E PLOTË:

Por, dua të them dy gjëra si reagim pas fjalës së dy personave kryesorë që përfaqësojnë të gjitha organizatat sportive të Shqipërisë. E para jam shumë dakord, nëse ne e kthejmë kokën pas se ku ishim, jemi sot si dita me natën. Por nëse e shohim përpara se ku duhet të jemi, jemi sot si nata me ditën. Kemi pasur bashkëpunim shumë pozitiv me Federatën Shqiptare të Futbollit, kemi arritur të sjellim në Tiranë një finale europiane, por nevojat janë shumë më tepër sesa ato që kemi plotësuar. Kemi bërë palestra kudo në shkolla dhe kemi mundësi të hyjmë në kalendarin e parë kombëtar në nivel bashkish. Kemi regjistruar rreth 650 skuadra deri tani në futboll, basketboll, volejboll, me të gjithë bazën materiale.

I kemi dhënë një shumë masive 5 milionë si asnjëherë më parë komitetit. E kuptoj shumë mirë Fidelin se është pyetja po vitin tjetër. Se nëse japim çdo vit nga 5 milionë duhet ta heqim diku tjetër, pse mos t’ia heqim nga duart atyre që më shumë se 5 milionë marrin dhe ushqejnë gjithë të keqen. Reflektimi i vetëm është se doja t’ia jepja fjalën zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të policisë, se ka qenë një nga pikat që kemi diskutuar intensivisht dhe drejtori realisht ka investuar shumë me aksione të suksesshme. Që kur ka nisur ky debat, unë kam parë anën tjetër, se jam konsultuar me dy tre kryeministra dhe presidente të vendeve që i kanë ndaluar komplet.

Dhe janë përgjigjur sinqerisht se online është i pandalueshëm. Vazhdon edhe në ato vende, që në natyrën e tyre të ligjeve morale e kanë të ndaluar. Rezulton e pamundur që të bllokohet sistemi. Kjo më bën edhe mua të prirur të jem i hapur ndaj kësaj zgjidhje sepse është gjynah që kjo veprimtari të zhvillohet nga duart e njerëzve që shkelin ligjin, ku kanë figuruar aktiv me përfitime krejt të paarsyeshme elementë me profil të lartë në krimin e organizuar.



5 Comments

  1. Tani qe VIs Martinaj nuk eshte me problem, u rikthyen bastet. Edhe Gledisin e hoqi, keshtu qe ata qe ishin ne list-pagesen e Martinaj, kalojn ne list pagesen e njerezve te Rames. Ky kujton se njerezit nuk e kuptojn, ose ndoshta e di qe ska kush ti caj karin me kete opozit qe ka. Kraja nuk i bie dot edhe ketij tani se kan rradhe punet, po un uroj qe ai muhabeti i inceneratoreve te shkoj deri ne fund, deri te koka e vertet dhe jo Koka ne burg.

  2. Sapo erdhi drejtori i ri i policis, dhe spo u how nga skena Martinaj, per cudin e te gjitheve, u riokthyen bastet. Paske qen maskara i poshter o Ed Rama. Ca i duhet te heqi ketij kombi me keto shkerdhata politikan, kush e kush te vjedhi me shum e ta mjeli si lop. Ai Kraja mir ben qe merret me Meten, po tani qe Rama po tregon ashiqare qe e ka shtetin pron private, duhet luftuar ligjerisht fort. Neser do jet von.

  3. Fundi i marrezise apo marrezi pa fund i te gjatit tone?
    Apo mos valle marrezite e nje te marri qe marrosen nje komb te tere ?
    Marrezite nuk do kene fund pa larguar te marrin .

  4. Po ku eshte ndryshimi mes njerezve qe rrinin si parazite ne salla bastesh dhe atyre qe rrine si parazite e lozin on line nga shpia? Gjithsesi thuhet se diku tjeter fle lepuri. Flitet se keto onlinet i kontrollon Olsi. Tani qe edhe Visi nuk eshte me …..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *