• |
ide | kryesore

Mëngjes viktimash nga aksidentet, tjetër përplasje me vdekje në Tiranë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një tjetër aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në kryeqytet. Raportohet se një kamionçinë është përplasur me një makinë në Unazën e Madhe, duke i shkaktuar vdekjen shoferit të automjetit.

“Më datë 31.08.2022, në Mjull Bathore, një mjet tip kamionçinë me të cilën transportoheshin viça, është përplasur me trafikndarësen dhe si pasojë drejtuesi i mjetit, ende i paidentifikuar, ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e viktimës.”, njofton policia.

Dita e sotme ka nisur me rrugët e përgjakura pasi fillimisht u raportuan dy aksidente me pasojë vdekjen, një në Fier dhe një në Tiranë. Ndërkohë në Vlorë u shënua një përplasje me pasojë plagosjen e një personi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *