• |
ide | kryesore

Kanye West: Varësia ndaj pornografisë shkatërroi familjen time

-Instant, Paparazzi, Slider
Kanye West



Kanye West ka pranuar së fundmi se ka një varësi ndaj pornografisë, duke thënë se ajo “shkatërroi” familjen e tij.

“Mos lejoni që Kris t’ju detyrojë të pozoni për  playboy siç bëri me Kylie dhe Kim,” komentoi ai në një postim në Instagram të enjten, duke iu drejtuar Victoria Villarroel, ish-asistente e Kylie Jenner.

“Hollywood-i është një bordello gjigante. Pornografia shkatërroi familjen time. Unë  po përballem me këtë varësi por Instagrami po e promovon atë. Nuk do të lejojë që kjo gjë t’i ndodh North dhe Chicagos”, vazhdoi reperi.

Më  pas, ai  publikoi një screenshot të mesazheve të tij, ku një person i paidentifikuar (me sa duket Kardashian) i kërkoi atij “të ndalonte”.

“Jo, ne duhet të flasim personalisht . Nuk ke vetëm ti të drejtë të vendosësh se në cfarë shkolle do të shkojnë fëmijët”, u përgjigj West.

Në mes të bisedës së tyre, ajo i tha atij se nëna e saj po i kërkonte  që artisti të mos ia përmendte më emrin. Që nga viti 2019, West ka akuzuar publikisht Kris se ajo e ka kërcënuar që të mos flasë për familjen e saj.

Kanye përfundoi komunikimin me Kim duke i shkruar se ai nuk do lejoj që fëmijët tyre t”ë pozojnë pë Playboy apo të bëjnë kaseta seksi”” dhe “thuaju miqve të Clinton që të vijnë të përballen me mua”./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *