• |
ide | kryesore

F1/ Verstappen triumfon në shtëpi, përpara Russell e Leclerc: Ferrari e ‘katranosi’ vetë

-Instant, F1, Sport



Dy fitore nga dy gara për Max Vesrappen në Grand Prix-in e shtëpisë, por këtë herë fitoren, në asfaltin mik të Zandvoort, kampionit të botës iu desh ta luftonte në një sfidë me Mercedesin, pjesërisht të kushtëzuar nga Safety Car reale dhe… virtuale. Vendi i dytë për George Russell dhe vetëm një shkallë e tretë e podiumit … ngushëllues për Charles Leclerc (i cili e nisi nga vija e parë) dhe për Ferrarin, në fund të një gare gjatë së cilës skuderia e Maranellos bëri disa gabime në bokse që i kushtuan një pozicion të tetë anonim në vijën e finishit për Carlos Sainz, përpara të cilit e mbyllën (nga vendi i katërt në të shtatin) Hamilton, Perez, Alonso dhe Norris.

Max Verstappen shënoi para publikut të tij fitoren e dhjetë sezonale dhe të tridhjetën në karrierë përpara Russell dhe Leclerc. Hamilton duhet të kënaqet me vendin e katërt. Nga vendi i pestë në të tetën Perez, Alonso, Norris dhe Sainz (i penalizuar). Pikët e fundit të renditjes në Cmimin e Madh të Holandës u fituan nga Ocon dhe Stroll (i nënti dhe i dhjeti).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *